Një tjetër vatër zjarri e fuqishme ka rënë pasditen e sotme në zonën e Fushë-Krujës.
Flakët kanë përfshirë pyllin në shpatin e malit, duke ngritur alarmin te banorët dhe autoritetet.
Re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën, kurse gjuhët e flakëve janë kërcënuese.

Flakët rrezikojnë edhe banesat në fshatin Abaze, ndërkohë që zjarri është fare pranë spitalit dhe po përhapet drejt majës së malit.
Në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa për shuarjen e flakëve ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter.











