Një zjarr i madh ka perfshire mbrëmjen e sotme fshatin Bilaj të Fushë-Krujës, duke krijuar rrezik për banesat pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Krujës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonave të banuara.











