Nis Live me Luizin, Luiz Ejlli zbulon me humor pritjen për të folur për pagën e tij

Programi i ri i Top Channel, “Live me Luizin”, startoi sonte në orën 21:00, mes dritave dhe kamerave të vendosura për transmetimin e shumëpritur.

Hapja e emisionit u përcaktua nga humori karakteristik i Luiz Ejllit, i cili tha se e kishte pritur me padurim këtë moment për t’iu përgjigjur pyetjes së vazhdueshme: “Sa do ta ketë rrogën Luizi?”.

Me batuta, ai përmendi edhe Kiarën, duke treguar se ajo kishte ndikuar që të merrte këtë angazhim. Sipas Ejllit, Kiara i kishte thënë: “Je papunë, gjej një punë normale. Lëre humorin, por dil në mëngjes dhe eja në darkë”.