• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zhdukja e mistershme/ Ervis Martinaj u filmua për herë të fundit në Tiranë, tek “Zogu i zi” humbi çdo kontakt

by Java News
25/08/2022 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Silueta e biznesmenit Ervis Martinaj, është parë për herë të fundit në 7 Gusht 2022 në ambjentet e një hoteli në plazhin e Durrësit dhe një ditë më pas, në 8 gusht 2022, imazhi i tij është parë në Tiranë në ambjentet, e një biznesi që ndodhet në zonën e “Zogut të Zi”.

“Ora News” mëson se të dyja pamjet filmike të kamerave të sigurisë së këtyre bizneseve, janë sekuestruar tashmë nga ana e prokurorisë së Laçit, dhe po verifikohen me imtësi.

Te fundit qe pane Martinaj 

Ndërkohë personat e fundit, që ai ka qënë në shoqëri në datën 7 Gusht 2022 në Durrës, ishin Jeton Lami ndihmës specialist tek operacionalja e Policisë së Shtetit dhe një vajzë nga qyteti i Durrësit.

Dhoma në hotel rezulton të jetë marë në emër të punonjësit të policisë, Jeton Lamit, i cili e ka çuar dhe atje.

Pas qëndrimit një natë atje, sërish Jeton Lami, me makinën tip “Audi A8” ka shkuar ka qëndruar disa momente me Martinaj në kafe dhe, është larguar së bashku me biznesmenin dhe vajzën në drejtim të Durrësit.

Vajza është identifikuar dhe marrë në pyetje por as ajo dhe as Jeton Lami nuk kanë treguar se ku është transportuar më pas, Ervis Martinaj.

Ndërkohë kamera e një biznesi të njohur pranë “Zogut të Zi”, ne Tirane ka filmuar siluetën e Ervis Martinaj, mëson Ora News.

Ky është imazhi i fundit që policia, prokuroria dhe familjarët kanë për biznesmenin e lojrave të fatit.

Që pas këtij momenti të filmuar mbrëmjen e datës 8 Gusht 2022 nuk dihet asgjë rreth itinerarit dhe vendndodhjes së Ervis Martinaj.

Sipas policisë, Tirana dhe jo Durrësi, është vendi i fundit, ku është zhdukur Ervis Martinaj ndërsa punonjësi i policisë Jeton Lami, nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë.

Ne gjykate me jelek antiplumb

Lami është shoqëruar sot në gjykatë me jelek antiplumb, ndërsa veprimet e tij, ngelen të dyshimta pasi nuk dihet me saktësi se ku e ka çuar ekzaktësisht, biznesmenin Ervis Martinaj në Tiranë dhe roli i tij në këtë ngjarje të mbushur me mister.  Ai deri në këtë fazë hetohet për “Shpërdorim detyre”

Zhdukja e njeriut që në Shqipëri, konsiderohet si “Mbreti i Lojrave të Fatit”, tashmë ka hyrë në spiralen e çështjeve paralele të hetuara pa rezultat nga prokuroria Shqiptare, si ajo e Eduard Belegut, Irena Selit, Remzi Hoxhës, Kleanthi Koçit, Albano Xhaferaj, Elvis Troqes, Leonard Mehmetit, Agron Molla, Gëzim Hysaj.

Prej 18 Majit 2022, Martinaj rezulton i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK, në kuadër të operacionit “Plumbi i artë” për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasje” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, në dëm të Endrit Dokles. anëtar ky i një grupimi në Durrës dhe Tiranë, që njihet si “banda e Durrësit”.

Goditja 

E teksa SPAK ka vijuar hetimet dhe policia operacionale, ka ndërmarrë disa operacione për arrestimin e Martinajt, në 17 Korrik 2022, Martinaj u godit mjaft rëndë, duke i ekzekutuar djalin e xhaxhait, Briland Martinaj, shokun Diklen Vatën dhe komshiun Besmir Hoxha.

Tre javë nga kjo goditje e rëndë, Martinaj, është zhdukur në mënyrë të mistershme në Tiranë, duke mos mundur të gjendet asnjë e dhënë për vendndodhjen e tij. Babai i Martinajt, Mustafa Martinaj, në prokurori ka drejtuar gishtin drejt Endrit Dokles si person përgjegjës.

Dokle është marrë në pyetje dhe ka treguar se gjatë gjithë kohës ka qëndruar në Tiranë, në banesën e tij. Madje ka kërkuar nga prokuroria e Laçit dhe Policia e Shtetit, që të hetojnë çdo gjë të mundshme për verifikimin e plotë të tij në këtë çështje kaq misterioze.

Konflikti i hapur mes Martinaj dhe Dokles, doli në sipërfaqe dhe publikisht, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili ka treguar në SPAK se së bashku me Henrik Hoxhën ishte paguar 500 mijë euro nga Martinaj, për të vrarë Endrit Doklen.

Por ky nuk është rasti i vetëm që Martinaj ka konflikte, pasi një tjetër grup që njihet në Tiranë si “Klani Duka”, ka pasur mosmarëveshje të theksuara me grupin e Martinaj, duke regjistruar dhe viktima.

Njëherësh Ervis Martinaj u përplas haptazi dhe me grupin e Ervis Matës në 4 Tetor 2018 në zonën e ish-bllokut, duke mbetur vetë i plagosur së bashku me Eljo Haton dhe i vrarë Fabian Gaxha.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal./m.j

Next Post
LIVE/ Momente paniku në natën e boksit në “Air Albania”, boksieri shqiptar humbet ndjenjat në ring

LIVE/ Momente paniku në natën e boksit në “Air Albania”, boksieri shqiptar humbet ndjenjat në ring

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

January 3, 2026
Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

January 3, 2026
Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

January 3, 2026
Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

January 3, 2026
Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

Kapja e Maduros, diaspora venezueliane shpërthen në festime

January 3, 2026
Anëtarja republikane e Kongresit, kritika të Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

Anëtarja republikane e Kongresit, kritika të Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

January 3, 2026
Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

January 3, 2026
Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

Si e ndoqi Trumpi LIVE pengmarrjen e Maduros? Shtëpia e Bardhë publikon fotot

January 3, 2026
Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Ëndrra e një nate venezueliane në bregun e Lanës!

January 3, 2026
Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In