• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

by A R
03/01/2026 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Keir Starmer tha se Britania nuk ishte e përfshirë në sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës të shtunën dhe se është e rëndësishme të respektohet e drejta ndërkombëtare. Siç shkruan Reuters, Starmer shtoi se dëshironte të fliste me presidentin amerikan Donald Trump për të kuptuar saktësisht çfarë kishte ndodhur.

Trump deklaroi në një postim në rrjetet sociale herët të shtunën se forcat amerikane kishin kapur presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe e kishin larguar nga vendi, ndërsa zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez tha se nuk e dinte vendndodhjen e Maduro-s apo nëse ai ishte ende gjallë.

I pyetur nëse e dënonte veprimin e SHBA-ve, siç bënë liderët e disa partive britanike (asaj Liberal Demokrate dhe të Gjelbër), të cilët e quajtën të paligjshëm, Starmer tha se së pari donte të kuptonte saktësisht çfarë kishte ndodhur.

“Është qartësisht një situatë që po zhvillohet me shpejtësi dhe ne duhet të përcaktojmë të gjitha faktet,” tha ai në një deklaratë për transmetuesit britanikë.

“Dua të flas me presidentin Trump. Dua të flas me aleatët. Mund të jem absolutisht i qartë se ne nuk ishim të përfshirë … dhe gjithmonë them dhe besoj se duhet të respektojmë të gjithë ligjin ndërkombëtar,” shtoi ai.

Nigel Farage, lideri i partisë Reform UK, e cila aktualisht kryeson sondazhet, tha se besonte që veprimet e SHBA-ve shkelin të drejtën ndërkombëtare “por nëse i bëjnë Kinën dhe Rusinë të mendojnë dy herë, mund të jetë një gjë e mirë”.

Starmer, ish-avokat për të drejtat e njeriut, tha gjithashtu se ministria e jashtme po punon për të siguruar që rreth 500 qytetarë britanikë në Venezuelë të mbeten të sigurt. Ministria e jashtme britanike këshillon kundër çdo udhëtimi në Venezuelë.

Next Post
Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In