• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump: Maduro do të mbajë përgjegjësi, venezuelianët tashmë janë të lirë dhe të pavarur

by A R
03/01/2026 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump, i shoqëruar nga Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, në një deklaratë për mediat ku foli për operacionin ushtarak të kryer në Venezuelë dhe për të ardhmen e vendit pas kapjes së Nicolas Maduros.

Trump u shpreh se Maduro do të mbajë përgjegjësi për veprat e tij dhe do të ndëshkohet si kreu i një karteli të rrezikshëm droge.

“Diktatori dhe krimineli Maduro do të mbahet përgjegjës dhe do të ndëshkohet. Ai dhe gruaja e tij tani janë në një anije që përfundimisht do të përfundojë në Nju Jork. Bandat që Maduro ka financuar për vite me radhë kanë mbjellë terror dhe vdekje në Shtetet e Bashkuara. Maduro nuk do të jetë më kurrë në gjendje të kërcënojë jetën e qytetarëve amerikanë,” tha Trump.

Presidenti amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara do të drejtojnë zhvillimet në Venezuelë deri në një tranzicion të qetë dhe demokratik.

“Ne do të drejtojmë zhvillimet në Venezuelë derisa të ketë një tranzicion të qetë. Nuk do të rrezikojmë asgjë. Ne duam paqe dhe drejtësi për qytetarët e vendit dhe duam që ata të kthehen lirisht në vendin e tyre. Nuk do të lejojmë askënd të shfrytëzojë boshllëkun e Maduros,” u shpreh ai.

Trump njoftoi gjithashtu se kompanitë amerikane të naftës do të rikthehen menjëherë në Venezuelë me miliarda dollarë investime, duke e cilësuar këtë si një partneritet të ri SHBA–Venezuelë që do ta bëjë popullin venezuelian “të pasur, të pavarur dhe të sigurt”.

“Venezuelianët që jetojnë në SHBA do të jenë jashtëzakonisht të lumtur. Ata nuk do të vuajnë më,” shtoi ai.

Duke e quajtur Maduron një “diktator të paligjshëm”, Trump e akuzoi atë si përgjegjës për sjelljen e “sasive kolosale të drogave vdekjeprurëse” në SHBA dhe si udhëheqës të kartelit Cartel de los Soles, akuza të cilat Maduro i ka mohuar më herët.

Në përfundim, Trump deklaroi se “vuajtjet nën diktaturën e Maduros kanë mbaruar” dhe se Venezuelianët tashmë janë të pavarur dhe të lumtur, duke e cilësuar operacionin ushtarak si një hap vendimtar drejt një epoke të re për vendin e Amerikës Latine.

Next Post
Anëtarja republikane e Kongresit, kritika Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

Anëtarja republikane e Kongresit, kritika Trumpit: Operacioni në Venezuelë u bë për kontrollin e naftës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In