• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më shumë se sa me Ramën, Maduro ngjan me Berishën

by Namir Lapardhaja
03/01/2026 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Kur në vitin 2021 Sali Berisha u shpall ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit për korrupsion madhor, minimin e demokracisë dhe shantazhimin e drejtësisë, reagimi i tij dhe i rrethit politik përreth ishte i parashikueshëm dhe i dyfishtë. Së pari, u ngrit flamuri i sovranitetit: “ne jemi vend sovran”, dhe, së dyti, u përsërit si refren në media e sheshe ideja se “nuk është Amerika ajo që të sjell në pushtet, por vota”.

Vitet kaluan, administratat në SHBA u ndërruan, por një gjë mbeti e pandryshuar: non grata e Berishës. As lobimet e kushtueshme, as qindra mijëra dollarë të paguara për të zhbërë vendimin, nuk sollën asnjë rezultat, sepse Amerika nuk ndryshoi qëndrim.

Ndërkohë, ndryshoi Berisha dhe njerëzit rreth tij. Ata që dje betoheshin për sovranitet, sot përshëndesin rrëmbimin gjatë natës të diktatorit grotesk të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe ushqejnë shpresa banale për “zbarkime marinsash” edhe mbi Surrel. Sovraniteti, mesa duket, vlen vetëm kur u u intereson.

Këtu qëndron edhe thelbi i kontradiktës dhe absurditetit të tyre, sepse kur një superfuqi ndërhyn brutalisht në sovranitetin territorial të një vendi tjetër, duke shkelur ligje dhe konventa ndërkombëtare, kjo nuk përbën më problem për vetëshpallurit sovranistë, mjafton që ngjarja t’i ushqejë fantazitë e tyre surrealiste politike.

Pikërisht, për këtë arsye, këto qëndrime nuk janë as preokupuese, as të besueshme, sepse nuk ka koherencë politike aty ku nuk ka parime. Çdo zhvillim në arenën ndërkombëtare shitet si “fitore”, duke i gënjyer dhe duke u tallur me ata që u venë nga pas.

Mjafton të krahasosh akuzat e SHBA-ve ndaj Maduros me arsyetimin e shpalljes non grata të Berishës, pavarësisht se bëhet fjalë për realitete të ndryshme dhe kontekste të largëta, dhe e sheh se logjika është e njëjtë: mbrojtja e interesit amerikan në rajon, qoftë në Amerikën Latine, qoftë në Ballkan. Në këtë prizëm, ai që ngjan më shumë me Maduron nuk është Rama, por Berisha.

Dallimi është se Berisha nuk përbënte rrezik të ngjashëm, kështu që u mjaftuan vetëm ta nxirrnin nga loja politike, ta izolonin dhe ta linin në një opozitë të përjetshme, përmes dizenjimit non grata. Dhe këtë e bënë pa tanke, pa marinsa, pa spektakël, por vetëm me një vulë politike që, deri më sot, ka rezultuar e pakthyeshme.

Next Post
Shqipëria në BE për 5 vite? Dritan Hila: Premtimi realist, është në dorë të Bashkimit Europian

Ëndrra e një nate venezueliane në bregun e Lanës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tani i Madh, Topi i Madh

Tani i Madh, Topi i Madh

September 23, 2026
Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com