• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Veliaj duhet të operohet urgjentisht”- Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk kemi informacion për ekzaminimet mjekësore

by A. Q
09/11/2026 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, u ka dërguar dy shkresa drejtorisë së burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar vënien në dispozicion të dokumentacionit të plotë mjekësor të klientit të tij.

Në letrat drejtuar institucioneve, Ndreca ngre shqetësimin për vonesat në marrjen e rezultateve të ekzaminimeve të kryera më 7 nëntor në IEVP Fier, duke theksuar se ato kanë evidentuar nevojën për një ndërhyrje urgjente kirurgjikale.

Avokati kërkon dorëzimin e raportit dhe imazheve të rezonancës magnetike (MRI), si dhe konstatimeve e rekomandimeve të mjekëve specialistë, për t’i konsultuar ato me mjekë të pavarur në Tiranë. Ai paralajmëron gjithashtu se çdo vonesë e mëtejshme e pajustifikuar do të kërkojë verifikimin e përgjegjësive institucionale dhe individuale.

Letra 1: “Të nderuar,

Pavarësisht kërkesës sime të datës 07.11.2026, të përsëritur për shkak të urgjencës së situatës shëndetësore të klientit tim, z. Erion Veliaj, deri në këtë moment nuk më është vënë në dispozicion asnjë dokument nga kartela e tij shëndetësore dhe asnjë informacion mbi rekomandimet mjekësore për trajtimin e mëtejshëm.

Ju rikujtoj se, sipas informacioneve të marra nga klienti im dhe personeli shëndetësor i IEVP Fier, ekzaminimet e datës 07.11.2026 kanë evidentuar nevojën për ndërhyrje urgjente kirurgjikale.

Kanë kaluar tashmë dy ditë nga ekzaminimi dhe ende nuk kemi mundësi të konsultojmë rezultatet me mjekë specialistë të pavarur, për të vlerësuar gjendjen, urgjencën dhe mënyrën më të përshtatshme të trajtimit.

Është e papranueshme që, në një situatë të tillë, sigurimi i dokumentacionit mjekësor të pengohet nga mungesa e përgjigjeve apo nga procedura administrative të zvarritura.

Ju kërkoj për herë të fundit të më vini menjëherë në dispozicion, në rrugë elektronike, dokumentacionin e plotë mjekësor të klientit tim, përfshirë raportin dhe imazhet e MRI-së, konstatimet e mjekut ortoped dhe rekomandimet për ndërhyrjen kirurgjikale.

Nëse ekziston ndonjë pengesë konkrete për dorëzimin e dokumentacionit, kërkoj të më komunikohet menjëherë, me shkrim, së bashku me bazën ligjore përkatëse dhe mënyrën e zgjidhjes së saj.

Çdo orë vonesë në marrjen e këtij dokumentacioni pengon mundësinë për një vlerësim të pavarur dhe vendimmarrje të informuar për trajtimin e klientit tim.

Ju bëj të qartë se çdo mosveprim i mëtejshëm do të dokumentohet dhe do t’u nënshtrohet verifikimeve për përcaktimin e përgjegjësive institucionale dhe individuale, përfshirë pasojat e mundshme mbi shëndetin e z. Veliaj.

Pres përgjigjen tuaj të menjëhershme dhe përcjelljen e dokumentacionit të kërkuar, pa asnjë vonesë tjetër.

Me respekt,

Plarent Ndreca

Avokat i z. Erion Veliaj”.

 

Letra 2: “Të nderuar,

Mora përgjigjen tuaj lidhur me kërkesën time, të cilën e keni regjistruar me nr. 1620 prot., datë 09.11.2026, ndonëse ju është dërguar që më datë 07.11.2026, për një çështje të natyrës urgjente shëndetësore.

Konstatoj se përgjigjja juaj nuk i jep zgjidhje kërkesës konkrete për vënien në dispozicion të dokumentacionit mjekësor të krijuar nga institucioni juaj gjatë ekzaminimit të z. Erion Veliaj, më datë 07.11.2026.

Referimi te detyrimi për mbrojtjen e të dhënave personale nuk përbën shkak ligjor për refuzimin e aksesit të vetë pacientit në dokumentacionin e tij shëndetësor apo të përfaqësuesit të autorizuar prej tij. Po kështu, fakti që kartela shëndetësore e një të paraburgosuri administrohet nga IEVP Fier nuk e përjashton përgjegjësinë e institucionit tuaj për dokumentacionin që vetë ka krijuar, përpunuar apo ruan.

Ju rikujtoj se nuk kam kërkuar kartelën e përgjithshme shëndetësore të administruar nga IEVP Fier, por rezultatet e ekzaminimit radiologjik, raportin përkatës dhe çdo konstatim apo rekomandim të specialistëve të spitalit tuaj.

Për këtë arsye, ju kërkoj:

Të konfirmoni nëse dokumentacioni i ekzaminimit të datës 07.11.2026 administrohet ose ruhet nga institucioni juaj.

Të më vini menjëherë në dispozicion raportin e MRI-së, imazhet përkatëse dhe çdo raport apo rekomandim mjekësor të hartuar gjatë ekzaminimit.

Nëse dokumentacioni i është përcjellë IEVP Fier, të identifikoni datën, mënyrën e përcjelljes dhe dokumentet konkrete të dorëzuara.

Kërkesa ime nuk ka të bëjë me informacionin shëndetësor të një personi të tretë, por me dokumentacionin e klientit që përfaqësoj, për qëllime të drejtpërdrejta të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave të tij ligjore. Sipas informacioneve të marra, gjendja shëndetësore e z. Veliaj mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Dokumentacioni kërkohet për konsultim të menjëhershëm me mjekë specialistë në Tiranë, për të vlerësuar nevojën, urgjencën dhe mënyrën e trajtimit.

Orientimi i kërkesës nga një institucion te tjetri, pa mundësuar aksesin në dokumentacionin e kërkuar, krijon vonesa të pajustifikuara në një proces vendimmarrjeje që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e pacientit. Ju kërkoj trajtimin me përparësi të kësaj kërkese dhe përcjelljen e dokumentacionit në rrugë elektronike, në mënyrë të sigurt, brenda ditës së sotme.

Ju bëj të qartë se çdo vonesë e mëtejshme e pajustifikuar në dhënien e dokumentacionit, nëse pengon trajtimin në kohë apo kontribuon në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të klientit tim, do të ngrejë çështjen e përgjegjësisë ligjore të institucionit dhe të zyrtarëve përgjegjës. Veprimet dhe mosveprimet përkatëse do t’u nënshtrohen verifikimeve nga autoritetet kompetente.

Në pritje të përgjigjes suaj të menjëhershme.

Me respekt,

Plarent Ndreca

Avokat i z. Erion Veliaj

Për dijeni: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; znj. Klodiana Spahiu”.

 

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

Nga kryetare Kuvendi te ministre e Jashtme, Lami: Spiropali u katapultua në politikë

November 25, 2026
“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

“Flamingove u kanë rënë flatrat”, Leka: Opozita është në krizën e vet

November 25, 2026
Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)

November 25, 2026
Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

Mish pule nga Brazili dhe miell nga Kosova, AKU bllokon 79 ton produkte në kufi

November 25, 2026
NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

NASA e përplasi qëllimisht me asteroidin, ESA publikon imazhet e para të kraterit gjigant në Dimorphos! Test për të mbrojtur…

November 25, 2026
Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, një tjetër tanker nafte shpërthen në flakë pasi goditi minën detare!

November 25, 2026
Champions League/ Barcelona shkatërron Sabah në transfertë, katër gola dhe ngjitje në klasifikim! Fiton edhe Vilareali

Champions League/ Barcelona shkatërron Sabah në transfertë, katër gola dhe ngjitje në klasifikim! Fiton edhe Vilareali

November 25, 2026
Alkooli, droga, cigaret… Ku renditen shqiptarët për shpenzimet për ‘vese’

Shqiptarët, më jetëgjatët në rajon! Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor me jetëgjatësi mesatare prej 80,1 vjetësh

November 25, 2026
Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)

Tragjedi në Egjipt, çisterna me karburant shpërthen në autostradë, të paktën 30 të vdekur dhe 15 të plagosur! (VIDEO)

November 25, 2026
Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

Kryeministri Rama ndan foton familjare dhe pamjet nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel! (VIDEO)

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In