Arabia Saudite i ka dhënë Turqisë leje për të kontrolluar konsullatën e saj në Stamboll, pothuajse dy javë pasi gazetari, Jamal Khashoggi u zhduk. Ky lajm vjen pas rritjes së tensioneve ndërkombëtare, për zhdukjen e gazetarit.
Thuhet se, gazetari hyri në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor dhe që atëherë nuk është marrë ndonjë informacion nga ai, informon dritare.net
Zhdukja e Khashoggi ka krijuar një përçarje diplomatike mes Arabisë dhe Perëndimit, me Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë, që kërkojnë një “hetim të besueshëm” për ngjarjen.
Ndërkohë presidenti i SHBA-së, Donald Trump paralajmëron ndëshkim të rëndë, nëse sauditët fshihen pas vdekjes së mundshme të gazetarit.
/b.d