• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

by A R
08/01/2026 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata e përmbytjeve dhe dëmeve në bujqësi lidhet drejtpërdrejt me mungesën e mirëmbajtjes së kanaleve kulluese, të cilat sipas ekspertit Ilir Pilku, nuk po pastrohen në mënyrë efektive për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme teknike dhe menaxheriale.

Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, eksperti i bujqësisë Ilir Pilku thekson se rreth 80% e kanaleve kulluese janë në administrimin e pushtetit vendor. Duke ia faturuar përgjegjësinë bashkive, ai thotë se shumica e tyre sikurse ka deklaruar edhe vetë kryeministri Edi Rama nuk kanë vizion dhe plane menaxhimi.

“80% e kanaleve kulluese janë në administrimin e pushtetit lokal. Mos të bëjnë justifikime në media se janë totalisht në buxhetin e tyre. Sesa kanë qenë të aftë të ndërtojnë plane zhvillimi kjo vlen për ta diskutuar dhe mendoj që nuk është bërë e tillë. Nga 61 bashki që kemi 80% e drejtuesve janë politikë dhe nuk janë teknikë dhe nuk kanë asnjë vizion zhvillimi. Dhe vijmë në këtë situatë”, tha ai Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas Pilkut, në Shqipëri shumica e tokave bujqësore kërkon funksionim të hidrovoreve dhe të rrjetit kullues, teksa solli në vëmendje se vetëm 50 ekskavatorë kemi në total nuk mund të pastrojnë 5-6 milionë ton llum që mblidhen në një vit.

“75 mijë hektarë tokë i kemi me gravitet, pjesa tjetër që kërkon funksionim të mirë të hidrovoreve se vetë kanalet kulluese në një vit kalendarik mbledhin 5-6 milionë ton llum e papastërtira, të cilat duhet të pastrohen. 50 ekskavatorë kemi në total, na i ka dhënë banka botërore. Kjo forcë logjistike nuk mund të pastrojë 15 700 km kanale kulluese që ka Shqipëria”, theksoi ai në Off the record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Pilku përmend dëmet e rënda të shkaktuara nga shpërthimi i lumit Seman, ku rreth 500 hektarë sera në zonat e Goricanit dhe Somaticës janë përmbytur. Sipas tij, kulturat ishin mbjellë vetëm pesë ditë më parë, duke e bërë dëmin ekonomik shumë të madh për fermerët e zonës.

Next Post
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Duan më shumë Shqipërinë, apo pushtetin?

October 28, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Gjithë fantazitë për ndëshkimin e Veliajt, në pritje të sqarimeve

October 28, 2026
Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e dhunshme! Ja procedurat e aplikimit dhe afatet e pagesës

October 28, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

VENDIMI/ U plagos në sy gjatë protestës, Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

October 28, 2026
Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

Nxitën dhunën në protestë, Antiterrori procedon edhe Gent Prognin, kërcënoi policët! Ja emrat e tjerë nën hetim, hapën edhe llogari me “GoFundMe”

October 28, 2026
Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

Netanyahu publikon deklaratën e Likud-it: Zgjedhjet në Izrael u vodhën nga partitë arabe

October 28, 2026
Putin: Bisedimet për Ukrainën të përfshijnë garancitë e sigurisë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rusia përjashton Europën nga negociatat për Ukrainën, Kremlini këmbëngul për garanci të ndërsjella sigurie

October 28, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Zbardhet Akti Normativ për tubimet, ja rregullat e reja për protestat, gjobat nga 10-500 mijë lekë dhe…

October 28, 2026
Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

Alarm global për sigurinë, rekord i ri i sulmeve kibernetike me ndërhyrjen e Inteligjencës Artificiale!

October 28, 2026
“Shumë njerëz nuk mund të dilnin”, dëshmitë tronditëse të të mbijetuarve nga aksidenti i trenave në Spanjë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 68 numri i viktimave, Sanchez shpall tre ditë zie kombëtare! Dyshimet mbi shkakun e aksidentit

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In