• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Zgjedhorja’/ Mblidhet Grupi i Dialogut: Diskutohen propozimet për regjistrimin dhe votimin e Diasporës

by Java News
22/05/2024 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi i dialogut po zhvillon një mbledhje këtë të mërkurë në Kuvend për Reformën Zgjedhore.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se po prezantohen propozimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për regjistrimin dhe votimin e Diasporës.

“Tani në Kuvend me Grupin e Dialogut duke prezantuar propozimet e KSHZ për regjistrimin dhe votimin e shqiptarëve jashtë vendit”, ka shkruar Celibashi përmes një postimi në rrjete sociale.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka deklaruar ne media se ka një formulë kompromisi për të çuar drejt zgjidhjes çështjen e votës së Diasporës, ndërsa foli për mënyrën e regjistrimit të emigrantëve elektronikisht.

“Është e rëndësishme ta nisim këtë proces. Ndoshta, njëra  prej palëve, mund të tregoje një lloj tolerance me shume edhe duke mos qenë dakord me idenë e palës tjetër. Të regjistrohen  nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmjet një platforme apo sistemi që do ta ndërtoje ky institucion”, u shpreh Celibashi.

Krijimi i regjistrit të diasporës  propozohet te bëhet elektronikisht, në mënyrë që e drejta e votës t’i garantohet edhe emigrantëve pa leje qëndrimi.

“Nëse t’i aplikon dhe thua unë jetoj ne Greqi por s’kam një adresë, mund ta bësh aplikimin për tu regjistruar nëpërmjet platformës elektronike te KQZ, e cila i ofron te gjitha garancitë mbi identitetin e atij që bën aplikimin. Ose nëpërmjet njohjes së fytyrës , shenjave të gishtërinjve, dërgimit të një mesazhi në telefon”, tha ai.

Ky sistem nxjerr jashtë loje e-albanian duke përmbushur një nga kërkesat e opozitës. KQZ pas regjistrimit vë në lëvizje Drejtorinë e Gjendjes civile për pastrimin e listës së zgjedhësve.

“Pa diskutim ky proces i identifikimit  duhet të përfundojë jo më vone se 60 dite përpara ditës së zgjedhjeve pasi do dihet te përgatitet lista e zgjedhësve”, u shpreh Celibashi.

Por, si do votojnë emigrantët? Socialistët mbështesin variantin e votimit me postë, por demokratët nuk kanë besim tek ajo shqiptare.  KQZ  mbështet votimin përmes teknologjisë.

“Votuesi mund ta dërgojë fletën në KQZ  përmes  sistemit elektronik, por mund ta dërgojë dhe me postë. Për mua mënyra më e mirë do jetë ajo e dërgimit te fletës se votimit nëpërmjet aplikacionit online, Votimi  përmes postes veçmas kostove që janë më të mëdha sepse do paguash koston e dërgimit të fletës se  votimit dhe kthimit mbrapsht te fletës ka dhe problemin që nuk votojnë ata që nuk kanë adresë”, u shpreh Celibashi.

Për  implementimin e votimit nga jashtë, do të kërkohet deri në 6 muaj kohë, kjo për shkak se sistemi ka disa risi elektorale, më kryesorja regjistrimi i Diasporës./m.j

https://twitter.com/ICelibashi/status/1793312652711641341

 

Next Post
“Oligarkia e naftës ka dominuar për shumë vite”, Tabaku: Tre arsyet pse po rritet çmimi…

Tabaku: SPAK po heton edhe çështjen e dherave te inceneratori i Tiranës. E konfirmoi Dumani...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In