• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

by A R
05/11/2026 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi se progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë jep një mesazh pozitiv për ecurinë e vendit në rrugën drejt integrimit, por njëkohësisht evidenton fusha ku nevojiten reforma dhe përpjekje të mëtejshme, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe mbrojtjen e mjedisit.

Pas dorëzimit të progres-raportit vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit europian.

Ambasadorja theksoi se mbeten sfida të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe mbrojtjen e mjedisit, fusha për të cilat kërkohen reforma dhe masa të mëtejshme në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

 “Raportin ia dorëzova më herët Presidentit, tani kryeministrit dhe më pas do ta përcjell në Kuvend. Raporti është tashmë publik dhe mesazhi është i thjeshtë: Shqipëria ka ecur përpara. Kryeministër, ky mesazh pasqyron punën e vërtetë dhe të fortë të ekipit tuaj dhe angazhimin tuaj drejt BE-së. Vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme”, u shpreh Moreira de Sousa.

Duke u ndalur te drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit, ajo vlerësoi punën e SPAK-ut, por theksoi se korrupsioni vijon të mbetet një sfidë serioze për vendin.

“SPAK ka marrë vlerësim pozitiv, por korrupsioni mbetet sfidë reale dhe duhet vijuar puna në këtë aspekt”, tha ambasadorja.

Një pjesë e rëndësishme e raportit lidhet me lirinë e medias. Sipas ambasadores, dekriminalizimi i shpifjes përbën një hap pozitiv, por ende nuk është i mjaftueshëm për të garantuar një mjedis plotësisht të lirë dhe të sigurt për median.

“Shpifja është dekriminalizuar pjesërisht. Ky është një hap në drejtimin e duhur, por nuk mjafton në vetvete. Financimi i medias mbetet jo transparent dhe pritet ende një reformë gjithëpërfshirëse që të adresojë të gjitha mangësitë e identifikuara”, deklaroi ajo.

Moreira de Sousa u ndal edhe te raportimet për dhunë ndaj gazetarëve, duke kërkuar trajtim prioritar të këtyre rasteve.

“Raportimet për përdorim jo proporcional të forcës së policisë ndaj gazetarëve duhet të trajtohen si çështje prioritare”, nënvizoi ambasadorja.

Lidhur me mjedisin, raporti evidenton përparim të kufizuar dhe shqetësime që lidhen me legjislacionin për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

“Për sa i përket mjedisit, përparimi ka qenë i kufizuar. Raporti konstaton se ndryshimet e vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura dhe zgjatjet e përsëritura të ligjit për investimet strategjike kanë sjellë përkeqësim të mbrojtjes së natyrës”, u shpreh ajo.

Sipas ambasadores, dispozitat ligjore që bien ndesh me njëra-tjetrën duhet të rishikohen, ndërsa projektet e mëdha zhvillimore do të vlerësohen në raport me standardet europiane.

“Dispozitat që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën duhet të shfuqizohen, ndërsa projektet madhore, përfshirë edhe ato të planifikuara në Zvërnec, do të vlerësohen kundrejt standardeve të Bashkimit Europian”, deklaroi Moreira de Sousa.

Në përfundim, ambasadorja theksoi se procesi i integrimit ende nuk ka përfunduar, por siguroi se Bashkimi Europian do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë deri në anëtarësimin e plotë.

“Ende nuk kemi mbërritur në fund të këtij rrugëtimi. BE-ja do të vijojë të mbështesë çdo hap të Shqipërisë në këtë drejtim”, tha ajo.

Next Post
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In