• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

by A R
05/11/2026 14:01
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Humbja e thellë në zgjedhjet e mesit të mandatit, që u dha demokratëve kontrollin e Kongresit amerikan, ka shtuar presionin ndaj presidentit Donald Trump nga vetë radhët e republikanëve. Aleatë dhe strategë të partisë po i kërkojnë të ndryshojë drejtimin politik, të riorganizojë ekipin në Shtëpinë e Bardhë dhe të rishikojë vendimet që, sipas tyre, kontribuuan në rezultatin e dobët elektoral.

Ndër politikat më të kritikuara janë lufta me Iranin dhe tarifat tregtare, ndërsa shqetësime janë ngritur edhe për përqendrimin e presidentit te projektet e rikonstruksionit në Uashington, përfshirë ndërtimin e sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë.

Strategu republikan John Feehery e cilësoi rezultatin një “katastrofë të madhe” për Trumpin, duke kërkuar ndryshime të menjëhershme në administratë.
“Ai duhet të pastrojë shtëpinë. Çdo ditë që kalon nga ky moment, ai po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një president me ndikim të dobësuar”, deklaroi Feehery.

Megjithatë, Trump nuk dha asnjë sinjal se e konsideron humbjen një arsye për të ndryshuar kurs. Në një intervistë për Fox News, mbrëmjen e së martës, ai deklaroi: “Nuk e shoh si një goditje ndaj meje”.

Fitorja e demokratëve u jep atyre mundësinë të bllokojnë nismat ligjore të presidentit, të hetojnë administratën e tij dhe të kundërshtojnë emërimet e propozuara prej tij. Kjo pritet ta shtyjë Trumpin të mbështetet edhe më shumë te kompetencat ekzekutive për të zbatuar agjendën e tij, në kushtet kur përballet me një Kongres të kontrolluar nga kundërshtarët politikë.

Por humbja ka hapur edhe një çarje të mundshme brenda kampit republikan, veçanërisht për shkak të debatit mbi trashëgiminë politike të Trumpit dhe kandidaturat e mundshme për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Në këtë drejtim, zëvendëspresidenti JD Vance, i konsideruar si një nga kandidatët më të mundshëm për të pasuar Trumpin në krye të republikanëve, u distancua pjesërisht nga presidenti. Të mërkurën, ai fajësoi luftën me Iranin për humbjet në zgjedhjet e mesit të mandatit. Strategët dhe zyrtarët republikanë paralajmërojnë se qëndrime të tilla mund të bëhen më të shpeshta nëse partia bindet se ndikimi i Trumpit mbi elektoratin e saj po dobësohet.

Shtëpia e Bardhë përgatitet për ndryshime dhe hetime
Në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët e lartë po përgatiten për largime të mundshme nga stafi, ndryshime në kabinet dhe hetime të reja nga demokratët në Kongres. Një zyrtar i lartë i administratës, i cili foli në kushte anonimiteti, përshkroi një situatë të rënduar brenda institucionit.

“Është absolutisht e tmerrshme të jesh këtu në këtë moment. Morali është në nivelin më të ulët të mundshëm”, u shpreh ai.

Sipas zyrtarit, sondazhet e brendshme kishin paralajmëruar që gjashtë javë përpara zgjedhjeve se republikanët rrezikonin të humbnin kontrollin në të dyja dhomat e Kongresit. Megjithatë, Trump refuzoi të ndryshonte qëndrimin për luftën me Iranin, pavarësisht paralajmërimeve për pasojat politike.

“Në fund të fundit, atij thjesht nuk i interesonte. Ai refuzoi të dëgjonte këdo”, deklaroi zyrtari.

Trump pranoi të martën në mbrëmje se lufta tetëmujore me Iranin kishte ndikuar negativisht te kandidatët republikanë, por mbrojti vendimin për nisjen e konfliktit.
Pakënaqësitë brenda partisë nuk lidhen vetëm me luftën. Këshilltarët politikë republikanë, të cilët monitoronin garat e vështira për Senatin në shtete si Michigan dhe Iowa, kishin vënë re që gjatë verës një rritje të kundërshtimit nga votuesit republikanë dhe të pavarur ndaj përqendrimit të Trumpit te ndërtimi i sallës së ballove dhe projektet e tjera të rikonstruksionit në Uashington.

“Nëse Trump kalon dy vitet e ardhshme duke folur për të njëjtat gjëra, do të pësojmë një tjetër humbje dërrmuese në zgjedhjet e ardhshme”, paralajmëroi një këshilltar politik republikan.

Pavarësisht kritikave, presidenti vijoi të mërkurën të mbrojë projektin, duke zhvilluar një vizitë të papritur me gazetarët në kantierin e ndërtimit të sallës së ballove.
“Për mua është çlodhëse”, u shpreh Trump, duke justifikuar kohën që i ka kushtuar këtij projekti.

Edhe komunikimi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë mbajti një ton sfidues. Në rrjetet sociale u publikua një fotografi e presidentit, e shoqëruar me mesazhin: “Për dijeni: TRUMP ËSHTË ENDE PRESIDENTI JUAJ”.

Megjithëse demokratët kanë fituar kontrollin e Kongresit, Trump ruan kompetenca të konsiderueshme ekzekutive. Sipas raportimeve të mëparshme të Reuters, administrata ka përgatitur prej muajsh masa ekzekutive në fushën e emigracionit, tarifave tregtare, strehimit dhe shpenzimeve federale, për të vijuar zbatimin e një pjese të agjendës së presidentit edhe pa mbështetjen e demokratëve në Kongres.

Megjithatë, këto kompetenca nuk mund ta mbrojnë administratën nga hetimet parlamentare që demokratët pritet të nisin. Dhe pikërisht ky është një nga shqetësimet më të mëdha brenda Shtëpisë së Bardhë. “Askush nuk dëshiron të përballet me hetimet”, tha zyrtari i lartë i administratës.

Next Post
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

"A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?", Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In