• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ZGJEDHJET/ PS 72 mandate, nëse arrin të njëjtin numër votash si në 2013

by Java News
09/06/2017 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse në 25 qershor Partia Socialiste arrin të ruajë votat e marra në zgjedhjet e kaluara, ato të 2013, mund të fitojë 72 deputetë. Ky ndryshim vjen nga fakti që në zgjedhjet aktuale partitë garojnë veçmas dhe jo në koalicione siç ishin në 2013.

Sipas formulës të ndarjes së mandateve sistemi me koalicione favorizon partitë e vogla, ndërsa tashmë që secila parti garon më vete janë të favorizuara partitë e mëdha. Mesa duket në bazë të kësaj llogarie ka ardhur edhe lëvizja surprizë e Edi Ramës.

Kryeministri në marrëveshjen e bërë me kreun e opozitës Lulzim Basha kur pranoi të shtyhej data e regjistrimit të partive, madje edhe data e zgjedhjeve, por ka kërkuar që të mos lejoheshin koalicionet. Fillimisht nuk u kuptua se pse bëhej kjo lëvizje, por pas llogaritjes del qartë se synimi i Ramës është që Partia Socialiste të ketë mundësi të sigurojë e vetme shumicën parlamentare.

PS më e penalizuara, 6 deputetë më pak
Nga krahasimi i shifrave del qartazi se Partia Socialiste ka qenë më e penalizuara nga përfshirja në koalicione. Në 2013 PS nxorri 66 deputetë, por kur llogariten votat e marra veçmas nga çdo parti në çdo qark del se PS mund të kishte marrë atëhere 72 mandate, pra plot 6 deputetë më tepër.

Nëse i kishte marrë këto mandate atëherë PS mund të qeveriste e vetme ose edhe nëse bënte koalicion do të ishte shumë më komode në negociata duke lëshuar shumë më pak pushtet sesa nga çfarë u detyrua të bënte.

Tashmë del e qartë edhe strategjia elektorale e Ramës që po këmbëngul gjatë gjithë fushatës për një përqëndrim të votës. Rama që në fillim të fushatës e shpalli hapur synimin për sigurimin e 71 mandateve, çka nuk duket e pamundur. Partia Socialiste mjafton që të ruajë elektoratin e saj që e votoi në 2013 dhe atëhere do të ketë mundësi që të sigurojë shumicën parlamentare, e diçka më tepët 72 deputetë, çka do t’i mundësojë qeverisjen edhe e vetme.

Edhe PD më e fituar
Nga garimi pa koalicione përfiton edhe Partia Demokratike. Nëse në 2013 partitë kishin hyrë pa koalicione PD do të kishte marrë 51 mandate, pra dy deputetë më tepër nga ç’mori në zgjedhjet e kaluara. Ky nuk është ndonjë ndryshim vendimtar për PD-në, pasi sërish mbetet në opozitë.

LSI nuk ka ndyshim të madh
Parimisht ndryshimi i mënyrës së futjes në zgjedhje të partive nuk e cënon Lëvizjen Socialiste për Integrim. Forca e tretë politike në vend e ruan fuqinë e saj në të njëjtat nivele, me një humbje të vogël. LSI në 2013 mori 16 mandate, ndërsa nëse merr të njëjtat vota tani në 2017 mund të fitojë 15 mandate, pra veçse një më pak. Por LSI del e humbur nga fakti që PS-ja, gjithmonë me llogaritë e votave të mbledhura në 2013, arrin e vetme shumicën qeverisëse. Ky fakt ia ul ndjeshëm peshën politike LSI-së, e cila nuk përbën më faktorin kyç për krijimin e qeverisë.

Partitë e vogla të humbura
Marrëveshja midis Ramës e Bashës për të mos lejuar krijimin e koalicioneve jo më kot nuk u prit mirë nga partitë e vogla. Futja në zgjedhje pa koalicione i dëmton shumë partitë e vogla. Me këtë sistem, sipas votive të 2013, vetëm Partia Republikane dhe PDIU e Idrizit mund të nxjerrim vetëm nga 1 deputetë.

Si bëhet llogaritja e ndarjes së mandateve
Ndarja e mandateve midis koalicioneve ose partive që garojnë vetëm – Formula D’Hondt:
Llogaritja sipas formulës D’Hondt, bëhet duke pjestuar numrin e votave totale të secilës parti në një qark, me numra të njëpasnjëshëm rendorë, nga 1 ne x, ku x është numri total i mandateve në qarkun në fjalë. Me pas, herësat e dalë nga pjestimet, renditen nga më i madhi tek më i vogli duke shënuar në krah të tyre subjektin të cilit i përket secili herës, dhe merren x herësat e parë, gjithmonë ku x është numri i mandateve të qarkut në fjalë. Sa herësa brenda x të parëve ka një parti, aq mandate fiton në ate qark. Pragu për partite që garojnë me vete është 3% ndërsa për koalicionet 5%.

Ndarja e mandateve midis partive të një koalicioni – Formula Saint-Laguw
Formula Saint-Laguë është e njëjtë me formulen D’Hondt, me një ndryshim të vetëm: pjestimi i votave të partive nuk bëhet me numra të njëpasnjëshëm nga 1 në x, por me numra tekë të njëpasnjëshëm nga 1 ne 2x. Kapërcimi i pjestuesve me dy numra, favorizon partite e vogla, duke i mundësuar atyre të arrijnë mandatin e parë më lehtë se ç’do ta arrinin nëse do të përdorej formula D’Hondt. Kjo formulë është aplikuar pikërisht për të favorizuar partitë e vogla. Brenda koalicioneve, nuk aplikohet prag.

Qarqet
Tirana, Vlora e Elbasani “hambari” i PS

Tre nga qarqet më të mëdha janë “hambari” i mandateve të shtuara të Partisë Socialiste. Me ndryshimin e mënyrës së hyrjes në votime të partive në këto zgjedhje PS-ja del shumë më e përfituar në Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Vetëm duke ruajtur votat që ka marrë në 2013 PS-ja merrë nga 2 mandate plus në të treja këto qarqe. Kështu në 2013 ka pasur 16 mandate në Tiranë, ndërsa tashmë mund të fitojë 18, në Vlorë nga 6 merr 8 deputetë, po kështu edhe në Elbasan nga 6 mandate në 2013 fiton 8 mandate.

Në Tiranë edhe Partia Demokratike del e fituar pasi nga 11 mandate që ka marrë në zgjedhjet e kaluar nëse arrin të marrë minimalisht të njëjtin numët votash përfiton 13 deputetë. Në këto qarqe këto mandate humben nga partitë e vogla, pasi LSI deri diku ruan mandatet e saj, me përjashtim në Elbasan ku humbet një deputet. Duhet theksuar se Tirana nxjerr dy deputetë më tepër në këto zgjedhje në krahasim me 2013. shqiptarja.com

MA.ME
Next Post
Themelimi i PS, Rama fton të gjithë aleatët në festë

Themelimi i PS, Rama fton të gjithë aleatët në festë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com