Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë dhe Kolegji i Profesoratit Shqiptar i kanë dërguar një letër të hapur Kuvendit, ku propozojnë shtatë parime për reformën zgjedhore.
Ndër kërkesat kryesore është kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimumi dy mandate, zgjedhja e Presidentit me konsensus të gjerë parlamentar, listat plotësisht të hapura dhe përfaqësimi i diasporës në Kuvend.
Pedagogët kërkojnë gjithashtu zgjedhje të administruara nga institucione të paanshme dhe më shumë mundësi për qytetarët që të kandidojnë jashtë partive politike.
Ata shprehen të gatshëm të kontribuojnë në diskutimet për reformën zgjedhore.










