Një 45-vjeçar në Divjakë ka qëlluar me mjet prerës bashkëshorten pas një konflikti.
39-vjeçarja Manjola Vrapi është dërguar drejt Traumës për mjekim të specializuar, ndërkohë bashkëshorti Leonard Vrapi është shoqëruar në Polici.
“Rreth orës 19:00, në Divjakë, shtetasi L. V., 45 vjeç, dyshohet se, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen M. V., 39 vjeçe, e ka goditur këtë të fundit me mjet prerës.
39-vjeçarja është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë 45-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










