• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë zbulojnë arkivat gjermane për Luftën Nacional-Çlirimtare! Flet historiani Marenglen Kasmi, zbulon dokumentet

by A. Q
29/11/2026 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani Marenglen Kasmi, në një intervistë me gazetarin Dritan Hila në DritareTV, ka sjellë dokumente nga arkivat gjermane që hedhin dritë mbi pushtimin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, propagandën naziste, bashkëpunimin me Ballin Kombëtar dhe operacionet ushtarake kundër forcave partizane.

Kasmi shpjegon se gjermanët, që në ditët e para të pushtimit të Shqipërisë, përdorën premtimin për pavarësinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare për të siguruar mbështetjen e forcave nacionaliste dhe për të shmangur përplasjet me popullsinë vendase.

“Pavarësia dhe bashkimi i trojeve, duke e lidhur me pavarësinë e humbur nën italianët, sepse vërtet u bashkua Kosova, por u bashkua me Italinë. Pra, nuk ishit të pavarur, ndërkohë që ne po vijmë tani dhe ju japim pavarësinë e plotë, po ju bashkojmë trojet. Kështu që luhet shumë me propagandën”, shpjegon historiani.

Kasmi sjell edhe një detaj interesant nga dokumentet gjermane të kohës. Shqiptarët grisnin shpalljet propagandistike të vendosura në ambiente publike, duke bërë që komanda gjermane të urdhëronte vendosjen e tyre nga ana e brendshme e xhamave.

Sipas historianit, një pjesë e propagandës së përdorur nga gjermanët gjatë pushtimit vazhdon të reflektohet edhe sot në debatet mbi Luftën e Dytë Botërore.

“Edhe sot një pjesë e mirë e opinionit shoqëror ndaj Luftës së Dytë Botërore diktohet pikërisht nga kjo propagandë”, shprehet Kasmi.

Pse Balli Kombëtar bashkëpunoi me gjermanët?

Duke iu referuar dokumenteve të komandës gjermane, historiani shpjegon se bashkëpunimi me forcat nacionaliste shqiptare nisi që në shtator të vitit 1943, fillimisht në zonën e Vlorës.

Kasmi përmend rolin e Ago Agajt dhe Kadri Cakranit në vendosjen e marrëdhënieve me gjermanët, ndërsa argumenton se bashkëpunimi i Ballit Kombëtar me pushtuesit lidhej kryesisht me synimin për të marrë pushtetin.

“Nuk mund të thuhet se bashkëpunimi me gjermanët erdhi si pasojë e një dëshire ideologjike. Me italianët është tjetër natyrë, ku u krijua Partia Fashiste Shqiptare. Me gjermanët është pragmatizëm politik, duke shpresuar që, për aq kohë sa ishin gjermanët, me armët e tyre të asgjësonin kundërshtarin. Padyshim që ishin antikomunistë, por kjo nuk justifikon gjithçka”, shprehet Kasmi.

Historiani ndalet edhe te qarkorja e Mit’hat Frashërit në fillim të tetorit të vitit 1943 dhe dokumentet që dëshmojnë bashkëpunimin e mëtejshëm të Ballit Kombëtar me komandën gjermane.

Sipas tij, nacionalistët synonin të konsolidonin pozitat e tyre politike që gjatë luftës, duke mbajtur njëkohësisht të hapura edhe kanalet e komunikimit me aleatët.

Operacioni i Dimrit dhe rreziku i asgjësimit të forcave partizane

Kasmi shpjegon se ajo që historiografia shqiptare e njeh si Operacioni i Dimrit përfshin një sërë operacionesh të ndërmarra nga ushtria gjermane gjatë dimrit të viteve 1943-1944.

Historiani sjell dokumente sekrete të komandës gjermane që dëshmojnë përfshirjen e forcave nacionaliste shqiptare në operacionet kundër partizanëve.

Ai ndalet gjithashtu te beteja e Arbanës, të cilën e cilëson si një nga betejat më të mëdha të asaj periudhe, ku ushtria gjermane pësoi humbje të konsiderueshme.

Megjithatë, Kasmi pranon se operacionet gjermane të dimrit i vendosën forcat partizane në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Kjo dëshmohet edhe në korrespondencën e Enver Hoxhës me Nako Spiron, ku pranohej gjendja e rënduar e organizimit partizan.

Sipas historianit, vetë gjermanët ishin të vetëdijshëm se me ardhjen e pranverës qëndresa partizane mund të merrte sërish forcë.

Çfarë përfitoi Gjermania naziste nga Shqipëria?

Një tjetër aspekt ku ndalet historiani është shfrytëzimi ekonomik i Shqipërisë gjatë pushtimit gjerman. Nafta dhe kromi shqiptar kishin rëndësi për ekonominë gjermane të luftës, veçanërisht në kushtet kur Gjermania po humbiste burime të rëndësishme furnizimi.

Kasmi shpjegon se gjermanët arritën ta mbanin Shqipërinë të pushtuar me më pak forca nga sa kishin parashikuar fillimisht, edhe për shkak të bashkëpunimit me një pjesë të shqiptarëve.

“Me më pak forca se menduan, e mbajtën Shqipërinë të pushtuar, sepse u angazhuan vetë shqiptarët kundër shqiptarëve. Ekonomikisht përfituan, me para shqiptare u blenë mallrat gjermane. Në fakt, jo vetëm në Shqipëri, kudo kjo ishte politika që vetë vendi duhet të kujdesej për mbajtjen e forcave gjermane”, shprehet historiani.

Sipas të dhënave që Kasmi paraqet gjatë intervistës, forcat gjermane në Shqipëri arritën në rreth 36 500 ushtarakë dhe pjesëtarë të strukturave të tjera të sigurisë. Historiani përmend gjithashtu rreth 2400 humbje gjermane gjatë periudhës 14-mujore të pushtimit, prej të cilëve rreth 1800 njihen me emra.

Dokumentet gjermane, sipas Kasmit, dëshmojnë edhe ndryshimin gradual të mënyrës se si komanda pushtuese e vlerësonte qëndresën shqiptare.

Nëse fillimisht partizanët cilësoheshin si banditë, me kalimin e kohës gjermanët nisën t’u referoheshin atyre si njësi të organizuara ushtarake, brigada dhe divizione.

Historiani tregon se në arkivat gjermane ka gjetur edhe organigramën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë partizane, me emrat e drejtuesve të saj.

“Shikojmë që fitohet një lloj respekti nga kundërshtari me kalimin e kohës. Janë zhvillime për të cilat padyshim nuk mund të themi që ne e shkatërruam ushtrinë gjermane, por dhamë kontributin aq sa kishim mundësi për të bërë atë që duhej bërë”, shprehet Kasmi.

Gjatë intervistës, gazetari Dritan Hila rrëfen një bisedë me një ambasador gjerman në vitin 2013, i cili ishte shprehur i habitur nga mënyra se si shqiptarët e trajtonin luftën e tyre kundër pushtuesve nazistë.

“Vetëm juve kam parë që nuk jeni krenarë për luftërat që keni bërë kundër nesh. Dhe këtë ma thoshte një gjerman”, rrëfen Hila.

Duke u ndalur te debatet e sotme mbi Luftën Nacionalçlirimtare, Kasmi thekson se historia duhet trajtuar mbi bazën e dokumenteve, duke pranuar si kontributet, ashtu edhe gabimet dhe krimet e palëve.

“Gjërat duhen thënë siç kanë qenë, duhen pranuar gabimet, sikurse duhen thënë edhe krimet e të dyja palëve, me qëllim që të jemi jo vetëm të drejtë me të kaluarën historike, por mbi të gjitha të ndërtojmë identitet.

Tani, cila është vlera sot? Vlera është që, po u pushtove, bëhu me pushtuesin që të mund t’i biesh kundërshtarit politik, apo duhet të bëhesh bashkë, edhe kur je i kundërt në mendim, derisa të kalojë kjo gjë?

Kur flet, sigurisht që etiketohesh historian i majtë apo i djathtë. Nuk ka historian të majtë dhe të djathtë”, përfundon Marenglen Kasmi në DritareTV.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

Muzikë dhe atmosferë elektrizuese, Vlora i jep fund festimeve të nëntorit!

November 29, 2026
Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

Kategoria Superiore/ Egnatia rikthehet te fitorja, mund Elbasanin dhe i shkëputet në krye të renditjes!

November 29, 2026
U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

U plagos rëndë në protestën e djeshme, mjekët: Briken Tuci do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale!

November 29, 2026
FOTO/ Edhe dita e Çlirimit u “festua” me protestë të dhunshme, Tirana kthehet në ‘shesh lufte’ mes molotovëve, gurëve, hunjve, gazit dhe ujit!

Mbyllet protesta e dhunshme e 29 Nëntorit, mbi 6 orë tensione dhe përplasje me Policinë në bulevard e sheshe!

November 29, 2026
Çfarë zbulojnë arkivat gjermane për Luftën Nacional-Çlirimtare! Flet historiani Marenglen Kasmi, zbulon dokumentet

Çfarë zbulojnë arkivat gjermane për Luftën Nacional-Çlirimtare! Flet historiani Marenglen Kasmi, zbulon dokumentet

November 29, 2026
Grabitën shtëpinë e Princit William në Angli, 2 shqiptarët Doku dhe Ndoci dalin nesër në Gjykatë! Ja çfarë pritet të ndodhë, kishin hyrë…

Grabitën shtëpinë e Princit William në Angli, 2 shqiptarët Doku dhe Ndoci dalin nesër në Gjykatë! Ja çfarë pritet të ndodhë, kishin hyrë…

November 29, 2026
‘Paqe’ në klasiken e Anglisë, spektakël me gola dhe protesta, por Arsenal e Manchester City e mbyllin në barazim!

‘Paqe’ në klasiken e Anglisë, spektakël me gola dhe protesta, por Arsenal e Manchester City e mbyllin në barazim!

November 29, 2026
“Komisioni ka dështuar që të japë një reformë”- Zgjedhorja, Kume: Jemi në një fazë ku rivaliteti mes forcave politike është bërë më i ashpër!

“Komisioni ka dështuar që të japë një reformë”- Zgjedhorja, Kume: Jemi në një fazë ku rivaliteti mes forcave politike është bërë më i ashpër!

November 29, 2026
Alarm për akullin e Antarktidës, studimi zbulon zgjerimin e çarjeve gjatë 25 viteve të fundit!

Alarm për akullin e Antarktidës, studimi zbulon zgjerimin e çarjeve gjatë 25 viteve të fundit!

November 29, 2026
FOTO/ Edhe dita e Çlirimit u “festua” me protestë të dhunshme, Tirana kthehet në ‘shesh lufte’ mes molotovëve, gurëve, hunjve, gazit dhe ujit!

FOTO/ Edhe dita e Çlirimit u “festua” me protestë të dhunshme, Tirana kthehet në ‘shesh lufte’ mes molotovëve, gurëve, hunjve, gazit dhe ujit!

November 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In