• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, një farsë e panevojshme

by Ervis Iljazaj
30/04/2026 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Ndryshimi i kryetarëve të dy partive kryesore të Shqipërisë, apo edhe të kryeministrave, konsiderohet si një ngjarje epokale, madje historike. E vërtetë është se Shqipëria ka numrin më të vogël të kryeministrave ne raport me të gjithë vendet e ish bllokut komunist në 35 vite pluralizëm. Ky raport është edhe më i dukshëm për sa i përket liderve politikë. Parita Socialiste ka prej 21 vitesh të njëjtin kryetar, ndërsa ajo Demokratike ka rekord ndoshta botëror me një kryetar prej 35 vitesh. Ndërkohë që në vendet e ish bllokut komunist nuk ekzitojnë më partitë e fillimeve të pluralizmit, ndërsa për politikët e tyre as që nuk dihet se ku janë.

Kjo tregon natyrën e pushtetit të tranzicionit shqiptar, tërësisht i personaliziuar dhe i përqëndruar në pak emra të cilët mund të numërohen me gishtat e njërës dorë. Në këtë kuptim garat brenda partive politike në 35 vite kanë qenë pothuajse të gjitha një farsë politike, të dominuara dhe orientuara nga ata që kanë drejtuar këto parti. E vetmja garë ndoshta reale për drejtimin e një partie ka qenë ajo e Edi Ramës kur u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste në vitin 2005.
Prandaj të flasësh për demokraci brenda partive politike shqiptare apo garë reale, është një non sens logjik dhe politik. Ata janë të gjitha një farsë që u paraqitet publikut thjesht për formalitet, por që krijonë një njdesi të shëmtuar dhe shpesh herë qesharake.

E tillë është edhe gara për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike e cila po zhvillohet e gjitha në një shëmti falsiteti që fare mirë mund t’ja kursenim publikut shqitar. Në PD bëjnë sikur ka garë, madje dhe kandidatët bëjnë sikur janë kandidatë. Farsa fillon që tep mos respektimi i Statutit të PD-s që Sali Berisha vetë e ka hartuar dhe thotë që kryetari që humbet zgjedhjet është automatikisht i shkarkuar. Mirëpo i pari që nuk e zbatoi këtë nen ishte pikërisht Berisha kur humbi thellë zgjedhjet e 2025.

Më tej farsa vazhdon me konceptin e vetëpërjashtimit të Ervin Salianjit nga Partia Demokratike si i lidhur me krimin pa asnjë provë, asnjë vendim apo gjykim siç duhet për këtë fakt. E gjithashtu farsë janë dhe disa emra të cilët as e kanë shansin se mund të marrin ndonjë votë apo të sfidojnë realisht Berishën.

Ajo është një parti e cila është drejtuar 35 vite nga Berisha, aq sa shumë zëra të brendshëm apo të jashtëm e kosniderojnë si pronë të tij, ndoshta me të drejtë. Statuti i Partisë Demokratike duhet të ketë vetëm një nen ku të sanskionohet që Berisha është kryetar i përjetshëm i saj, dhe nuk e kuptoj përse nuk e bëjnë sepse kështu do të ishin më të sinqertë dhe do t’i kursenin shqiptarëve gara qesharake. Do të ishte shumë herë më e ndershme dhe më e drejtë që këto zgjedhje të mos zhvilloheshin fare. Të paktën, në Partinë Socialiste e kanë mbyllur historinë me zgjdhjet për kryetar të saj.

E vërteta është se për momentin askush realisht nuk mund ti ketë votat për të mundur Berishën në atë parti. Problemi nuk qëndron te fakti se Berisha nuk është shumicë në parti, por sepse nuk është shumicë në Shqipëri. Dhe mbyllja apo bunkerizimi i Partisë Demokratike duke u sjellë në këtë mënyrë me çdo kundërshtar të Berishës edhe pse e dinë se ai fiton, tregon qartë një mentalitet dhe vizion autokrat, gjë e cila ka gjasa ta lërë edhe për shumë kohë Partinë Demokratike pakicë në Shqipëri.

Next Post
Duzinë tërmetesh godasin zonën afër bazës supersekrete të Nevadës në SHBA 24 orët e fundit

Duzinë tërmetesh godasin zonën afër bazës supersekrete të Nevadës në SHBA 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In