• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Tiranë në dorë të Begajt, konstitucionalisti: Presidenti duhet të dalë me dekret brenda 48 orëve

by Os De
30/09/2025 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria me firmën e sekretarit të përgjithshëm, Engjëll Agaçi paraditen e kësaj të marte njoftoi presidentin Bajram Begaj për vakancat e krijuara në 6 bashki, me në krye Tiranën, duke çuar kështu përpara mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme. 

“Këshilli Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor”, deklaron Këshilli i Ministrave. 

Konstitucionalisti Bledar Dervishaj në emision Shqipëria Live në Top Channel fillimisht, shpjegoi kohën se kur presidenti do të duhet t’i përgjigjet me dekret njoftimit të qeverisë. 

“Do duhet që brenda 48 orëve nga marrja e këtij njoftimi, ai të shprehet me dekret për caktimin e datës së zgjedhjeve”, u shpreh Dervishaj. 

Por dekretimi nga presidenti merr një komplikim ligjor me karakter kushtetues pasi kryetari i shkarkuar i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tashmë e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij. 

Disa orë pasi u mësua kërkesa e qeverisë drejt presidencës, Gjykata Kushtetuese u kujdes të sqarojë pozicionin e saj duke deklaruar se: 

“Përgjigja  e vetme që Gjykata Kushtetuese ka dhënë në lidhje me çështjen me nr. 28(E) Regjistri Themeltar, datë 29.09.2025, është se Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barasvlershme me njoftimin publik”, deklaroi Gjykata Kushtetuese. 

Avokatët e Erion Veliaj u ankimuan në kushtetuese bazuar në Nenin 115 të kushtetutës ku parashikohet se: 

“Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet.” 

Sipas juristit Dervishaj pika dy e këtij neni e ndalon presidentin të dekretojë zgjedhjet në Tiranë. 

“Caktimi i datës së zgjedhjeve do të bëhet vetëm pasi ju të keni marrë një informacion në Gjykatën Kushtetuese dhe ata ta japin brenda orës, që ka një ankim dhe nëse po, një kopje të tij. Dhe caktimin e datës së zgjedhjeve për ato vakanca që nuk kemi proces ankimor në Gjykatën Kushtetuese. Pjesën tjetër e rregullon kodi zgjedhor, aq mirë dhe afatet se kur përfundon shqyrtimi i saj”, tha Dervishaj. 

Pritshmëritë janë që presidenti Bajram Begaj të dekretojë zgjedhjet në të gjashta bashkitë përfshi edhe Tiranën, pasi relacioni i dërguar nga qeveria për shkarkimin e Veliajt nuk lidhet me pikën e parë të nenit 115 të kushtetutës kur një i zgjedhur shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve por se zoti Veliaj u shkarkua bazuar ligjin për pushtetin vendor ku thuhet se nëse një i zgjedhur mungon 90 ditë këshilli bashkiak propozon shkarkimin. 

 

 

Next Post
Drafti ligjor/ ERE, ERRU, AKEP nga agjenci të pavarura në autonome, qeveria: Analizë çdo institucioni

Largohet nga detyra shefja e kabinetit të kryeministrit/ Vali Bizhga zëvendësohet nga Vilma Premti, më parë drejtonte stafin e..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In