• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në PS, Hafizi-Dade: Po shkelet statuti, hapa pas në demokratizimin e partisë

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët kanë vuajtuar shumë nga absolutizmi dhe autoritarizmi i pakufizuar dhe kjo nuk duhet të ndodhë në Partinë Socialiste.

Kështu mendojnë deputetet Arta Doda dhe Mimoza Hafizi, të cilat për emisionin “ Të Paekspozuarit”  kanë ndarë shqetësimet  e tyre mbi zgjedhjet për kryetarin në PS.

Komentete e Dades dhe Hafizit

Dade:Në një forcë politike përkatësisht në Partinë Socialiste na mbledhin dokumentet themelore të saj, që janë statuti dhe programi dhe kjo ndodh në të gjitha partitë demokratike në të gjithë botën.

Hafizi: Ndodhemi në një situatë kur brenda Partisë Socialiste po mohohet e drejta e kandidimit dhe e zgjedhjes së njërit nga kolegët tanë, që ka kërkuar të kandidojë për kryetar partie. Po i mohoet e drejta zgjedhësve anëtarëve të Partisë Socialiste për ta zgjedhur apo për të mos e zgjedhur.

Hafizi: Situata është aq flagrante sa do të zgjonte nga apatia qytetarin më apolitik, imagjinoni se çfarë mund të ndjejë një anëtar i PS dhe sidomos unë që jam deputete e kësaj partie dhe përveç trazimit jam e detyruar të mbrojë normat e saj.

Dade:I jemi drejtuar Komisionit të Garancive statutore për të bërë interpretimin sipas vlerësimit të një grupi anëtarësh të Asamblesë por edhe jashtë Asamblesë, ish- deputetësh, në mënyrë që të kemi një material të shkruar për mënyrën sesi i vlerëson Komisioni i Garancive Statutore, shkeljet statutore.

Hafizi:Ndalimin e garës në përgjithësi në Partinë Socialiste e quaj si një notë të pamerituar për këtë parti. Një parti që ka dalë nga kaosi politik i vitit 1991 dhe me kurajën e atyre burrave dhe grave që themeluan në atë kohë u fut në shinat demokratike, ka qenë një nga shpresat e pakta të demeokracisë në Shqipëri dhe kam frikë se kjo ngjarje dhe këto shkelje që po ndodhin janë momente të trishtuara drejt shkarjes në terrin antidemokratik.

Dade:Për fat të keq kjo ka ndodhur sepse edhe në hartimin e listave të mbyllura ka pasur shkelje statutore sepse statuti parasheh që përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Kuvend duhet të zgjidhjen përmes tre kandidaturave të ardhura nga baza e partisë, pastaj ja jep autoritetin Kryesisë së partisë për të caktuar listën.

Hafizi: Mentaliteti “tokë e xanun”, një njeri që e merr një post përgjithësisht mendon se e ka të përjetshëm dhe nuk do të lejojë të ketë një garë demokratike normale, për të zëvendësuar figurat, forumet elitat të cilat janë proçese të domosdoshme demokratike.

Dade:Ne jemi përpara zgjedhjeve të përgjithshme, pra ky është viti vendimtar për Shqipërinë por edhe për PS, edhe për qeverinë tonë që e drejton dhe e qeverisë vendin, dhe sigurisht që ne duhet të hyjmë në zgjedhjet e tjera me një mandat të konsoliduar të kryetarit të partisë. Dhe konsolidimi i këtij mandati është vetëm nëpërmjet zgjedhjes një anëtar një votë.

Dade: Partitë e themeluara pas hapjes drejt demokracisë në vendet ish-komuniste po bëjnë hapa pas, në funksionimin e tyre dhe në respektimin e ligjit themeleor të partisë që është statuti.

Hafizi: Partitë politike shqiptare mund të jetë mjediset më të infektuara nga mentaliteti komunist i dikurshëm, në të gjithë atmosferën e jetës shqiptare. Unë mendoj kështu. Anëntarët e PS dhe qytetarët shqiptarë ta kenë të qartë se çfarë po ndodh. Po ndodh një diçka shumë e rëndësishme, nuk është një ngjarje që i përket vetëm jetës së brendshme të një partie po ndodh një ngjarje që cënon në kauzë të një partie politike që është partia më e madhe e cila qeverisë vendin.

Dade: Unë shpreh dëshpërimin e madh, që ka të tilla koncepte nga njerëz që janë emëruar për të bërë promovimin e Shqipërisë, për të ndryshuar imazhin dhe për t’ju krijuar perspektivë dhe shpresë, në mënyrë të veçantë të rinjve që të jetojnë këtu. Ky është argumenti më i dobët që jepet sepse në fitoren e Partisë Socialiste dhe përgjithësisht të koalicionit janë edhe votat e mia edhe të Blushit edhe të Mimoza Hafizit, edhe të Namik Dokles madje janë edhe votat atyre personave të përfshirë në listat e partisë, që kanë rezultuar tejet problematike. Dhe ne jemi vënë në fokus për të pastruar parlamentin nga njerëz me rekorde kriminale.

Hafizi: Argumentet në fakt po zhbëhen dita-ditës, se ne po shohim aktualisht sesi po ndërrohen delegatët e Kongresit të mëparshëm, që ka qenë Kongres i një partie fituese në 2013 dhe po zëvendësohen me disa delegatë të tjerë. Do të ndërrohen anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS të 2013, që ka qenë një parti fituese me disa anëtarë të një Asambleje Kombëtare, kjo do të ndodhë edhe me Kryesinë dhe gjithçka ndalet këtu. Dhe nuk lejohet të vazhdojë gara për kryetarin.

Dade: Unë dhe kolegia ime Hafizi, por ne kemi shprehur edhe mendimin e mjaft kolegëve, të cilët unë shpresoj se në një mbledhje të posaçme të Asamblesë që do të kemi për përgatitjen e Kongresit, ata do ta thonë mendimin e tyre pavarësisht që nuk janë bashkëngjitur në kërkesën që i kemi bërë zotit.Ruçi.

Hafizi: Kryesia thuajse nuk ekziston, Asambleja thuajse nuk ekziston është mbledhur vetëm në korrikun e vitit të kaluar në një mbledhje disa orëshe të shpejtë.  Këto janë forume jo funskionale aktualisht dhe kjo është një tregues tjetër i asaj çfarë po ndodh në PS. I vetmi mjedis që mblidhet rregullisht është grupi parlamentar, i cili përgjithësisht është i fokusuar kryesisht në problemet e jetës parlamentare. Sa herë kemi dashur të ngremë problemet e jetës partiake, ka pasur një rezistencë.

Dade:Nuk mund të ndryshojmë statutin për të ligjëruar shkeljet flagrante të statutit sepse kjo më bën të mendoj për mentalitete që zënë vend edhe në zbatimin e ligjshmërisë së zbatimit të ligjit ku ne qevirisim, pra në aspektin më të gjerë në aspektin e drejtimit të shoqërisë apo edhe qeverisë.

 Hafizi:Në gurpin parlamentar nga bisedat që kam me kolegët përgjithësisht një pjesë e mirë e tyre nuk janë dakord me atë çfarë po ndodh.

 Dade: Jam dakord që statuti të ndryshohet me miratimin e të gjithëve nëse ne do ta kufizojmë absolutzimin e pushtetit të numrit një. Shqiptarët kanë vuajtur shumë nga abslotuzimi i pakufizuar dhe autoritarizmi i pakufizuar. Dhe në mënyrë të veçantë në PS kjo nuk duhet të ndodhë.

Next Post

Parlamenti Kosovës zhvillon seancën e parë në 2016, opozita paralajmëron bllokadë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

August 5, 2026
SHBA akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin: Ja sa kanë paguar

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

August 5, 2026
Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

August 5, 2026
Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

August 5, 2026
Për herë të parë që nga 2022, BSH ul normën bazë të interesit në 3%, ja çfarë ndodh me kreditë

Gent Sejko: Ekonomia shqiptare mbetet në trajektore pozitive, inflacioni pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë

August 5, 2026
Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

August 5, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z, procesi online më 6 Gusht

August 5, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

LDK do Presidencën, jo Kryeministrinë, Hardinaj kundër Kurtit: E do pushtetin të gjithin për vete

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com