• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në PD, Salianji: Basha do ketë një fitore të thellë, asnjë prej kandidatëve nuk ka profil lideri. Mbrojnë tezat e Ramës

by Java News
12/06/2021 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, me Nisida Tufën në News24, deputeti i zgjedhur më 25 prill, Ervin Salianji, komentoi zgjedhjet për kryetar në PD, parashikuar për ditën e nesërme.

Salianji u shpreh i bindur në një fitore të kryetarit aktualit Lulzim Basha ndërsa komentoi kandidatët e tjerë në këtë garë.

“Dita e nesërme tregon qartë që në PD ka garë, madje edhe tejkalim të normave etike të një gare brenda partie politike me ashpërsimin e gjuhës me akuzat që edhe kundërshtari politik ka qenë i kompleksuar që t’i bëjë apo t’i thotë.

PD ka demokraci të brendshme, ka garë madje mund të konkurojnë për kryetar të PD edhe njerëz që në 30 vite nuk kanë patur asnjë lidhje me PD, por mjafton të jenë në PD anëtar e të kenë ambicie.” tha Salianji, ndërsa shtoi se dita e nesërme është një ditë shumë e rëndësishme për PD, për të treguar mbështetjen pas një dëshpërimi që vjen pas masakrës zgjedhore. Për Salianjin z.Basha do të ketë një fitore me diferencë ndaj kandidatëve të tjerë.

“Pjesëmarrja e nesërme në votim, tregon mbështetje masive për PD, bashkë me mbështetjen për PD. Ka një mbështetje masive ndaj z.Basha dhe do të ketë një fitore me diferencë, por nga ana tjetër një pjesë e demokratëve mendojnë se një pjesë e demokratëve mendojnë se duke qenë se është një fitore e sigurtë, mund të mos shkojnë të votojnë. I bëj thirrje kujtdo që të shkojë të marrë pjesë në votime, sepse është një ditë shumë e rëndësishme për PD dhe për të treguar forcën që ka kjo parti në momente kritike.” u shpreh Salianji.

Duke komentuar tre kandidatët e tjerë në garë, Salianji u shpreh se asnjë prej tyre nuk e gëzon profilin e kryetarit të Partisë.

“Janë njerëz që në aktivitetin e vet politik, nuk kanë spikatur në ndonjë gjë. Nuk është se janë njerëz që në 4 vite, nuk është se janë njerëz që në 4 vite, kanë patur një diferencë parimore, apo në qëndrime në moral apo në aktivizëm, sakrificë, përballje etj. Janë njerëz që për interes qartësisht personal, jo të PD, kanë hyrë në garë.

Nuk janë njerëz betejash, nuk janë njerëz që kanë luftuar fort për PD-në, apo interesin publik, apo të jenë përfshirë në cdo debat publik. Ndaj nuk ka ndonjë gjë për t’u marrë me aktivitetin e tyre politik.

Nëse flasim për emra personal, gjithësecili ka kostot e veta, nga kandidati që ka 30 vite thotë, por përvec se nuk ka arritur askund në rritjen e profilit të vet politik, ka qenë një nga përgjegjësit kryesor qoftë në deformimin apo goditjen e degëve të PD, si sekretar i burimeve njerëzore, qoftë në cdo vendimmarrje tjetër të PD që ka qenë pjesë.

Zonja nuk ka qenë ndonjëherë aktive në PD, veçse aktivitizim të shtuar ndaj Lulzim Bashës. Dhe kam dyshim të arsyeshëm që përsa kohë  mbrojnë teza të përdorura nga Edi Rama në të kaluarën mund të ketë edhe ndonjë sistesje për të krijuar një fabul tjetër brenda PD. Kështu që nuk ka ndonjë shqetësim e nuk besoj se do të kenë as peshë në votën e demokratëve.”- theksoi Salianji, por shtoi se asnjë prej tyre nuk e ka profilin për të qenë kryetar të PD./m.j

Next Post
Rusia tërhiqet nga traktati “qiejt e hapur”

Çudit Vladimir Putin/ Presidenti rus nënshkruan ligjin “pro” korrupsionit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In