• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në Greqi/ Kandidatja shqiptare: Çështja e Belerit u përdor për fushatë elektorale, rezultati që mora ishte i kënaqshëm

by Java News
22/05/2023 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën ditën e djeshme në Greqi garuan edhe 7 kandidatë shqiptarë, pjesëtarë të emigracionit  në vendin fqinj.

Ata janë të rreshtuar në partitë e majta greke. Sipas informacioneve askush prej tyre nuk ka dalë fitues në garën e djeshme. Një prej tyre është Pati Vardhami, lindur e rritur në Tiranë, por që ka kryer studime për shkenca politike e sociale në Greqi dhe Angli.

Në një intervistë për Vizion Plus, ajo është shprehur e kënaqur për rezultatin që mori në zonën ku edhe kandidoi.

“Përfundimi ka qenë i mirë, jam e kënagur. MeRA 25 e kapi cakun aty ku unë isha. Doja të falenderoja të gjithë ata që na kanë mbështetur”, tha ajo.

Vardhami theksoi më tej se çështja e arrestimit të Fredi Belerit ka pasur një jehonë të madhe në mediat greke, e cila sipas saj u shfrytëzua për fushatë dhe po vijon akoma të përdoret në vendin fqinj.

“Partia që përmendët mori shumicën e votave është ajo konservatore. Ajo sponsorizoi mediat me shuma të mëdha në pandemi dhe incidentin e Belerit e ka përdorur për të bërë fushatë elektorale.

Ka pasur një kohë të konsiderueshme në media dhe është përdorur në fushatë dhe akoma përdoret. Vazhdon axhenda nacionaliste të përdoret në këtë mënyrë. Nuk është vetëm rasti i Belerit por edhe raste të tjera. Ndërtimi i turpshëm i murit me Turqinë, apo largimi i emigrantëve të paligjshëm”.

Këto zgjedhje sipas Pati Vardhamit ishin shqetësuese për  komunitetin shqiptar dhe të gjitha grupet sociale, e për këtë ajo thotë se një pjesë e popullsisë greke ruajnë disa privilegje që nuk duan t’i ndajnë me pjesën tjetër të popullsisë./m.j

Next Post
Ngjarja e rëndë/ Gjenden mbetje mortore, zbardhen dyshimet e para. Ambasadori britanik ndjek…!

Ngjarja e rëndë/ Gjenden mbetje mortore, zbardhen dyshimet e para. Ambasadori britanik ndjek...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In