• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet në 6 bashkitë/ Artan Fuga: Shanset e fitimit i ka PS, kandidatët e Bashës, shumë të zbehtë. Berisha…!

by Java News
15/02/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori i njohur Artan Fuga tha në emisionin Zona Zero se nisur nga mënyra se si janë ndërtuar bashkitë dhe si funksionojnë ato, shanset më të mëdha për t’i fituar i kanë kandidatët socialistë dhe për këtë faji bie mbi demokratët.

“Ka një model të caktuar që nuk është shumë për t’u përgëzuar, institucioni i bashkisë në rrethe është ajo që quhet bërthama më e fortë sociale e kulturore e ndodhet në duart e shumicës në këshilla e drejtohet nga të emëruarit. Shanset më të mëdha e kanë kandidatët e PS-së. Më vjen keq për votuesit, militantin e votuesin për bindje demokrate, nga mënyra se si funksionin pushteti lokal, kur PD-ja i lëshoi bashkitë nuk konkurroi,  ky militant ndodhet edhe nën presion edhe në lloj ndrojtje instinkte e i përjashtuar nga vëmendja e pushtetit lokal, fatkeqësisht kështu është ndërtuar edhe është shumë i politizuar. Këtë elektorat e shoh të deprimuar. Të marrim atë pjesë të elektoratit që e ka një sy te ish PD-ja që simbolizohet nga Lulzim Basha.

Ai (elektorati) e shikon që bashkia është dorëzuar dy vite më përpara, shikon një humbje tre herë radhazi në pushtetin qendror, PD në majë është e përçarë dhe qëndrimet e asaj nuk janë kohorente. E shoh që kjo pjesë e PD-së nuk ka asnjë propozim për pushtetin lokal, s’ka bërë dot asgjë për reformën territoriale”, tha Fuga.

Pra sipas tij, edhe pjesa e kandidatëve të tjerë të grupimit Berisha është e deprimuar, pasi nuk e di se për cilin kandidat po voton, pasi i ka ikur logoja e PD-së, e shtëpisë së lirisë.

“Pjesa tjetër është e deprimuar se nuk e di se për cilën forcë voton. Shtëpia e Lirisë nuk kuptohet nëse është LSI, është një partia e ardhshme PD. Është PD që nuk është legjitimuar nga një instancë ligjore. Problemi i saj është se nga njëra anë nuk mund të krahasohet mobilizimi, ka më shumë se sa pjesa që drejton Basha, kandidatët e tij i shoh shumë të zbehtë, e nuk kanë faj, se i duhet një punë titanike për ndërtimin e një projekti ngjitës.

Përfaqësuesit e Shtëpisë së Lirisë kanë problemin e shfokusimit të ngjyrës politike, logo. Shkalla e pjesëmarrjes në votime të do të jetë i ulët. Arsyeja logjike këtu të çon”, tha Fuga./m.j

Next Post
VIDEO / Nga situata në rajon, te reformat! Rama flet për takimin me Blinken: SHBA na propozoi…

VIDEO / Nga situata në rajon, te reformat! Rama flet për takimin me Blinken: SHBA na propozoi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Vuçiç: Ndërkombëtarët e kanë më për zemër Ramën sesa mua. Malazezët edhe më shumë…

October 9, 2026
Ekzistenca e SPAK në dyshim pas mandatit 9-vjeçar? Ministri i Drejtësisë: Do të presim rezultatet

85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar

October 9, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

October 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com