• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet më 6 mars/ Mustafaj: Test për Berishën dhe Bashën, ka shanse të bashkohen. Aleatë me Metën? Kanë…!

by Java News
24/01/2022 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata për zgjedhjet lokale të pjesshme më 6 mars, do të jetë një test për “Foltoren” e Sali Berishës dhe për kreun e PD Lulzim Basha. Kështu u shpreh ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj në “Radarin Informativ” në Abc. Sipas tij këtë test duket se nuk po e vlerësojnë sa duhet sepse ende nuk kanë dhënë shenjë nëse do të jenë të bashkuar përballë PS në disa bashki apo nëse do të sfidojnë njëri-tjetrin.

“Ky është test për Foltoren, Berishën dhe për Bashën. Mua më duket që s’po e vlerësojnë sa duhet këtë test, sepse s’po japin shenjë sa janë shanset që në bashki të caktuara të shkojnë me një kandidat. Të dyja palët të shkojnë me një kandidat. Personalitete të shumta të Komisionit të Rithemelimit kanë folur për koalicion, por ne s’dimë të jenë bërë hapa konkrete. Përveç Agron Dukës i cili ka thënë se është kontaktuar nga Berisha po s’ka thënë nëse janë bërë negociata ne s’dimë hapa të bërë deri tani. S’dimë nëse ka bërë hapa edhe zoti Basha”, tha Mustafaj.

Në syrin e Mustafajt ka shanse për një bashkëpunim mes Bashës dhe Berishës.

“Rruga e bashkëpunimit ka shanse. Në diplomaci nuk ekziston e pamundura kur është fjala për marrëveshje bashkëpunim. Nëse futen në negociata mund të ndryshohen, në këtë kuptim duhet të prevalojë interesi për t’i fituar këto bashki. Refraktar shumë më i madh se Berisha, është Basha. Nëse do t’i drejtoja një thirrje bashkëpunimi, do ia drejtoj Bashës. Nëse shkohet drejt njëri tjetrit të dyja palët të bëjnë lëshime. Ademi është me eksperiencë, u ka rezistuar presioneve të Ramës. Por s’e dimë që anëtarësia e PD kë do votojë si kandidate. Shkodra duhet rifituar nga demokratët në mënyrë të domosdoshme”.

Ish-ministri nuk përjashton as një aleancë mes Berishës dhe LSI.

“Zoti Berisha dhe Meta kanë eksperiencë të rëndësishme bashkëpunimi elektoral. Basha si kryetar bashkie është zgjedh nga një koalicion i PD dhe LSI. Kjo eksperiencë e suksesshme bashkëpunimi mes PD, Berishës, LSI, Metës përbën një bazë që të ketë bashkëpunim intensiv. Sa do jetë i gatshëm duhet parë rast pas rasti”, shtoi ai.

Një analizë Mustafaj ka bërë edhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me emrin e presidentit të ri. Propozimi i një emri nga jashtë sipas Mustafajt tregon se elita politike në PS ka shteruar.

“Në aspektin formal Rama ia del që ta zgjedhë edhe pa opozitën. Rama i ka 71 deputetë. Ai e ka të sigurtë kuorumin për të zgjedhur presidentin e ri. Deklarata e tij në vazhdën e një sërë veprimesh për ta përjashtuar opozitën në të gjitha etapat e pjesëmarrjes në administrimin politik të vendimit. Është brenda ambicies së tij për ta pushtuar të gjithë territorin. Është duke treguar ambiciet dhe qëllimet që ka. Që pasi u  bëri thirrje qytetarëve të harrojnë ndasitë partiakë., pastaj vjen kjo deklaratë e tij. Demokracia në Shqipëri është në gjendje agonie dhe opinioni publik duhet të reagojë.

Nëse përmbush kushtet ligjore është plotësisht e mundur përballë një trupe parlamentare në kontrollin e zotit Rama. Ne duhet të shqetësohet pse ai kërkon të sjellë një president nga jashtë. A është kjo tregues i  faktit që elita politike e PD është e shteruar. Elita s’ka më burime njerëzore për të ofruar. Rama i drejtohet një personaliteti enigmë, një njeriu që mund ta ketë plotësisht nën kontroll.

Praktikat e mëparshme të Ramës na çojnë në bindjen që me siguri ka një emër ndërmend. Nëse marrim parasysh eksperimentet që bëri duke sjellë ministra 2 personalitete nga Kosova të cilët i kishte nën kontroll të plotë, në kontroll skllavërues sa u përket fushave që mbanin. Hyri dhe doli ministri i jashtëm nga Kosova dhe nuk la asnjë gjurmë. Mungesa e një ministri të jashtëm bëri të mundur që Rama ta bëjë politikën e jashtme si një amator që është.  Lajmi që na ka dhënë sot Rama është lajm i keq në lidhje me presidentin. Rama thotë më mirë të kem një zar aty, do ta marrë nën kontroll presidencën”. /m.j

Next Post
Si ndikon tek mushkëritë varianti i ri? Epidemiologu: Omicron, 70 fish më shumë se virusi origjinal në nivelin e…

Omicron përballë Delta/ Alimehmeti publikon studimin e fundit: Varianti më i rrezikshëm i COVID!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kroacia bllokon sërish produktet shqiptare, sekuestron fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme!

Kroacia bllokon sërish produktet shqiptare, sekuestron fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme!

October 28, 2026
“Secili do të marrë hakun e vet”, shoqata e siguruesve: Nuk ka rritje të çmimit, ja si do të procedohet me siguracionet

Shifrat e INSTAT, Lezha ndër qarqet me më shumë aksidente! Në 9 muaj, 122 aksidente dhe 207 të vdekur e të plagosur

October 28, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

“Rrugëtimi drejt kthimit të dritës së syrit…”- Ministrja Spahiu jep lajmin e mirë: Erjon Vishkulli kryen me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Romë

October 28, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

Nxitën dhunën dhe shkatërrimet gjatë protestave në Tiranë, Antiterrori arreston 1 person, 17 të tjerë nën procedim! 8 po kërkohen, hapën “GoFundMe” dhe…

October 28, 2026
Protestuesit e maskuar dhe studentët degjenerojnë në dhunë, sulmojnë me gurë Policinë! Shkulin pllakat te Ministria e Arsimit, shpërndahen me ujë e gaz (VIDEO)

Skandal dhe akuza për vjedhjen e fondeve të mbledhura në emër të protestës për të rrëzuar Qeverinë! Zhduken qindra mijëra euro nga një rrjet mashtruesish

October 28, 2026
Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro

Koreja e Jugut gjobit Google dhe Apple me 42.7 milionë euro

October 28, 2026
ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

ISHP: Shqipëria zyrtarisht nën grip! Qarkullon gripi AH1N1 dhe është agresiv, piku arrin në janar! Ja këshillat

October 28, 2026
Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

Superbuxheti 2027/ Tatimi mbi dividentin do rritet në 15%, Rama: Biznesi i madh do të kontribuojë më shumë!

October 28, 2026
Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

October 28, 2026
Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In