• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, analisti: Gara më e fortë në Tetovë! Shqiptarët të përçarë në disa komuna (VIDEO) 

by Os De
19/10/2025 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet lokale, teksa 1.8 milionë votues do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 81 drejtuesit e komunave. Analisti Xhelal Neziri, nga Maqedonia e Veriut, tha në Report Tv se edhe në këto zgjedhje faktori politik shqiptar, është i përçarë. 

Analisti theksoi se deri më pari pjesëmarrja në zgjedhje është tepër e ulët, 3%. 

“Nuk ka pasur problem. Deri më tani njerëzit kanë dalë dhe kanë votën e tyre lirshëm, pa një pengesë dhe pa probleme. Ajo që ka rënë sy është që deri në orën 9, ka pasur vetëm 3% në nivel shteti, një e dhënë shumë e dobët, për shkak se në 2021 deri në orën 9 kanë votuar 10%. Ndërsa në orët e ardhshme mund të rritet numri i votuesve.”, u shpreh Neziri. 

Sa i përket garës, Nezhipi theksoi se përballja më e fortë është në komunat urbane. 

“Gara më e fortë është në komunat urbane që posedojnë më shumë pushtet. Është Çairi, e vetmja komunë urbane në rrethin e Shkupit, është gjithashtu Tetova, Gostivari, Kërçova dhe Dibra, ku shqiptarët kanë një garë të fuqishme për të fituar pushtetin lokal”, tha ai. 

Më tej analisti tha se Tetova është gara më e fortë në këto zgjedhje, pasi sipas tij garojnë dy figura të rëndësishme në Maqedoni. Ai tha se Bujar Osmani dhe Izet Nexhpi, janë dy kandidatë që kanë qenë pjesë e një partie për 20 vite, por në këtë fushatë nuk i kanë ndalur sulmet ndaj njëri-tjetrit. 

“Komuna e Tetovës ka një simbolikë, pasi është kryeqendra shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pasi selitë e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë aty, ku garojnë edhe dy figura kyçe. Në njërën anë, kemi koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim, ku bën pjesë BDI dhe aleanca për shqiptarët dhe që garon me Bujar Osmanin, i cili shihet si një trashëgimtari i Ahmetit në BDI. Ndërsa nga ana tjetër kemi Izet Nexhpin nga VLEN, zv.kryeministër aktual. Zoti Osmani dhe Nexhipi kanë qenë në një parti për 20 vite dhe kanë qenë shokë klase. Por miqësia reale dhe politike ndryshojnë dhe ndoshta miqësia politike nuk reale dhe kjo ka ndodhur mes Nexhipit dhe Osmanit. Tani janë në një betejë politike janë kundërshtarë politik, por nuk kanë kaluar as miqësisht në debate, teksa kanë shkëmbyer akuza të ashpra, dhe goditje të ulta mes tyre”, tha ai. 

Po ashtu më tej, analisti Neziri theksoi se faktori politik shqiptar është i përçarë në komunat ku ka barazi etnike, ku përmendi komunën e Kërçovës dhe Bërdanicës. 

“Në Kërçovë janë regjistruar rreth 16 mijë votues maqedonas dhe 16 mijë votues shqiptar, gjë që e bën të barabartë në aspektin etnik këtë garë. Nga ana maqedonase kemi vetëm një kandidat, teksa ka një koalicion mesa dy blloqeve politike maqedonase. Ndërkohë kjo nuk është reflektuar tek shqiptarët, të cilët kanë tre kandidatë, gjë që mund të dalë i favorizuar kandidati i VMRO-DPMNE, i cili mund të dalë në një epërsi ndaj kandidatëve shqiptarë. Kjo mendoj se është pika ku mendoj se shqiptarët mund ta humbin drejtimin e komunës. Po ashtu është komuna e Bërdanicës në rrethin e Tetovës, ku kemi baraspeshim në vota në baza etnike, por për shkak të përçarjes të politikës shqiptare, në zgjedhjet e mëparshme ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE. Kjo mund të përsëritet edhe në këto zgjedhje, pasi në të njëjtën situatë jemi edhe tani! Në Strugë kemi një situatë pak më ndryshe, pasi kemi vetëm një kandidat shqiptar që doli pavarur, por që mori përkrahje nga VMRO-DPMNE, e cila nuk nxori kandidat të vetin, por mbështeti kandidatin shqiptar. 

Next Post
Maratona e Tiranës/ Pëson infarkt garuesi italian, dërgohet në QSUT

Maratona e Tiranës/ Pëson infarkt garuesi italian, dërgohet në QSUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

November 3, 2026
Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

November 3, 2026
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

November 3, 2026
Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

November 3, 2026
Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

Ndodh në Champions League/ Nga rezultati 0-3 në kaos total, flakadanë në fushë dhe ndërprerje e ndeshjes pas tensioneve!

November 3, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Haxhiu reagon pas identifikimit të mbetjeve mortore të tre intelektualëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In