• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, 7 serbë arrestohen për “presion ndaj votuesve”

by A R
20/05/2026 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se shtatë persona të nacionalitetit serb në Graçanicë janë arrestuar nga autoritetet, nën dyshimet për “kërcënime, presion dhe shantazh” ndaj vullnetit të lirë të votuesve.

Më herët, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte njoftuar se pesë persona ishin ndaluar për “cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë”, komunë me shumicë serbe në Kosovë.

Arrestimet u kryen pasi ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, akuzoi Listën Serbe për “presion” dhe “frikësim” ndaj mbështetësve të tij, duke i bërë thirrje institucioneve kompetente të reagojnë.

Sveçla shkroi në Facebook se “akte të tilla, që targetojnë drejtpërdrejt qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia, të cilat cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vend”.

Ndërkohë, Prokuroria sqaroi se ka vepruar sipas detyrës zyrtare pas raportimeve mediatike dhe pretendimeve të Rashiqit, i cili është lider i partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”.

Radio Evropa e Lirë (REL), më 18 maj, publikoi dëshmi të disa personave që thanë se janë larguar nga puna sepse nuk mbështesin Listën Serbe, por partinë e Rashiçit.

Të njëjtit kishin punuar prej vitesh në institucionet shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në Kosovë, të cilat në vitet e fundit drejtohen kryesisht nga përfaqësues të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë persona, shtetas të Republikës së Kosovës, të nacionalitetit serb, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’, sipas nenit 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Po ashtu theksohet se janë mbledhur deklarata dhe prova që tregojnë për përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme që lidhen me këtë vepër penale.

Lista Serbe reagoi menjëherë, duke e cilësuar rastin si “integrim të dhunshëm” të institucioneve serbe në Kosovë. Zyrtari i saj, Igor Simiç, deklaroi se janë arrestuar drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore dhe se në këtë proces, sipas tij, është përfshirë edhe Nenad Rashiç, të cilin e akuzoi për targetim të serbëve.

Ai tha se po tentohet “integrim i dhunshëm” i këtyre institucioneve.

Këto institucione në zonat me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë dhe përbëjnë pjesën më të madhe të strukturave të mbetura, pasi gjatë dy viteve të fundit disa të tjera janë mbyllur nga autoritetet e Kosovës, me arsyetimin se ishin “paralele dhe ilegale”.

Çështja e integrimit të sistemit të arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë u ngrit më seriozisht në shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri Albin Kurti deklaroi se sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm dhe se duhet të ketë “inkorporim dhe bashkim të tyre”.

Simiq shtoi se arrestimet nuk kanë lidhje me zgjedhjet, por sipas tij janë një përpjekje për të goditur institucionet serbe dhe për të ndihmuar politikisht Nenad Rashiçin në garën elektorale.

Ai tha gjithashtu se punonjësit e larguar nga puna kanë të drejtë ankese dhe se drejtorët e institucioneve “kanë kryer me nder detyrat e tyre”.

Reagime erdhën edhe nga Serbia. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, deklaroi se të gjithë ata që kanë kontribuar në arrestimin e pesë serbëve, drejtorë të institucioneve shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në Kosovë, do të ndiqen dhe sanksionohen sipas ligjeve të Serbisë.

Në disa vendime për largim nga puna, thuhet se të punësuarit për një periudhë të gjatë kanë shprehur publikisht bindje politike në kundërshtim me “interesat e popullsisë serbe në Kosovë, e cila jeton në sistemin institucional që nuk e njeh Republikën e Kosovës”.

Rashiq, në mbledhjen e Qeverisë në detyrë më 14 maj, deklaroi se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë larguar nga puna, ndërsa pritet që edhe rreth 40 të tjerë të përballen me vendime të ngjashme në komunën e Graçanicës.

Ai po ashtu pretendoi se simpatizantët e partisë së tij ndalohen në pikat kufitare me Serbinë nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), ku, sipas tij, pyeten se për kë do të votojnë në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë.

Lista Serbe i ka mohuar këto pretendime, duke thënë se Rashiç nuk ka legjitimitet dhe se po përpiqet të justifikojë humbjen e pritshme në zgjedhje. Në zgjedhjet e fundit, të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë mandatet parlamentare të rezervuara për komunitetin serb, ndërsa një mandat u fitua nga partia e Rashiç.

Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lista Serbe do të ketë si kundërshtar të vetëm pikërisht partinë e Nenad Rashiçit, i cili në dy raste ka shërbyer si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Albin Kurtit.

/Marrë nga REL

Next Post
Afera Partizani/ Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, GJKKO rrëzon sërish Berishën

Dosja “Partizani”/ U thirrën nga SPAK, sot paraqiten në GJKKO Ylli Pango dhe Violeta Shqevi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com