• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e parakohshme, pse nuk qëndron paralelizmi me rastin e Zoran Zaev

by A R
21/10/2019 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka dalë sot e ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, pasi sipas tij, prej Ramës nuk na u çelën negociatat.

Basha tha se Rama duhet të ndjekë rrugën e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, për të dhënë dorëheqjen.

Në fakt, para se të dalë në konferenca për shtyp, Basha duhet të informohet pak më mirë, pasi Zaev nuk ka dhënë dorëheqje.

Ai kërcënoi me dorëheqje në rast se nuk çeleshin negociatat, për t’i bërë presion BE-së.

Dhe është e kuptueshme, edhe nëse do të jeptë dorëheqjen, pasi Zaev në emër të premtimit për çeljen e negociatave, pranoi që Maqedonia të ndryshonte emrin e shtetit, emrin e aeroportit, rrugëve, madje të ndryshonte historinë e saj si shtet.

Negociatat nuk u çelën dhe ky do të ishte veprimi më i logjikshëm nga Zaev.

Por, Zaev nuk e dha dorëheqjen, vetëm ka shpallur zgjedhje të parakohshme pas disa muajsh, kur pritet që të jetë dhënë vendimi për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO.

Duket se ai do të përdorë pikërisht këtë vendim, që natyrisht do të jetë pro këtë radhë, pas ratifikimit të Spanjës, ndryshe nga vendimi për negociatat, për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Pra kemi të bëjmë me një kalkulim politik, jo me dorëheqje.

Por në Tiranë e shohin ndryshe këtë punë, me shpresën se do t’i ushtrojnë presion Ramës, duke i përmendur Zaevin.

Beteja e Ramës dhe e Zaefit ka qenë e ndryshme në fakt, dhe që të dy, arritën t’i plotësonin kushtet e vendosura nga BE-së, sipas asaj që vetë drejtuesit kryesorë të BE-së e pohuan gjatë gjithë këtyre javëve.

Zaevi ka pasur mbi shpinë natyrisht një barrë më të rëndë, pasi ka ndryshuar krejt historinë e vendit, dhe natyrisht presioni mbi të është shumë herë më i madh.

Për më tepër që çelja e negociatave ishte konsideruar si një fakt i kryer, nëse Maqedonia ndryshonte historinë e saj, sipas kërkesave të Athinës zyrtare.

Rama ndërkohë kishte si kalë beteje reformën në drejtësi dhe ajo është konsideruar nga BE dhe SHBA, si një nga më radikalet jo vetëm në Ballkan, por dhe në Europë, dhe shihet si një shembull për t’u ndjekur edhe në vende të tjera.

Zvarritja e saj natyrisht ka krijuar kosto, dhe kjo shihet në 9 kushtet e Bundestagut gjerman, që janë të gjitha pikërisht për reformën në drejtësi.

Por ajo konsiderohet e suksesshme, pasi ka nxjerrë nga sistemi dhjetëra gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, dhe shqetësimi i vetëm gjerman, dhe jo vetëm i tyre, është ngritja e SPAK, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, ndëshkimi i gjyqtarëve e prokurorëve që dolën jashtë sistemit si të korruptuar etj, gjë që nuk është drejëpërdrejtë në dorën e Ramës.

Ndaj Lulzim Basha kur përmend Zoran Zaevin, duhet të informohet më mirë, së pari për dorëheqjen e tij, dhe së dyti kur kërkon dorëheqjen e Edi Ramës.

Për më tepër që flet vetëm për dorëheqje, se për zgjedhje ka frikë të flasë, pasi i ka humbur të gjitha dhe nuk dihet nëse do të marrë më pjesë, edhe nëse Rama do të jeptë dorëheqjen.

Dhe së fundmi mirë është të mos gënjejë, kur thotë se “shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqiperise nuk e meritonte hapjen e negociatave.”

Vetëm tre vende ishin kundër, Franca, Holanda dhe Danimarka, 25 anëtarët e tjerë të BE-së ishin pro Shqipërisë.

TemA

Next Post
Policia jep detajet për vrasjen në Shkodër/ 55-vjeçari u gjet në rrugë nga nipërit e tij

Policia jep detajet për vrasjen në Shkodër/ 55-vjeçari u gjet në rrugë nga nipërit e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Paraburgim për fajin e tjetrit

October 8, 2026
Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

Tensionet gjatë protestës kundër “Territoriales”, hidhet spraj lotsjellës, disa të lënduar

October 8, 2026
“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

“Territorialja sjell shpopullim”, kryebashkiakët e PD: Nga shkrirja preken 300 mijë qytetarë! Nuk ka lidhje me hartën e BE

October 8, 2026
VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

VIDEO / Protestuesit dhunojnë një kalimtar. Çfarë po ndodh para Kuvendit…

October 8, 2026
Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

October 8, 2026
U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

October 8, 2026
Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…

October 8, 2026
15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com