• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 6 marsit/ Salianji: Kandidatët e Berishës i shërbejnë Ramës, Shkodrën e fitojmë ne

by Java News
31/01/2022 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji vlerëson se kandidatët e Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit kanë si qëllim dëmtimin e PD. I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Salianji komentoi kandidatët, ndërsa tha se i shërbejnë Edi Ramës. Sipas tij, PD është në garë vetëm me Partinë Socialiste.

“Nuk dua të hyj, por meqë kanë hyrë për të dëmtuar PD. Në Durrës (Ardian Muka) nuk ka hyrë dot në organet vendore për të pasur ndonjë rol drejtues. Si të thuash të vijë ndonjë tjetër që shet beton të bëjë ndonjë votë. Pranimi për të dëmtuar dhe dalë jashtë siglës së PD. Ne mund të kemi diskutime, por duhet ti zgjidhim me njëri tjetrin. Çdo kandidat që ka dalë jashtë PD është një kandidat që i shërben drejtpërdrejt qeverisë.

Ne kemi garë me PS. Ne nuk hyjmë si këta rëndësi ka pjesëmarrja. E tregoi pjesëmarrja sesi ishin dje bosh. I kemi parë si kanë qenë votimet në PD ku ka radhë të gjata. Këta kandidatët janë tipikisht kështu,  nuk kanë rëndësi çfarë marr unë po hiqja vëllait”, u shpreh ai.

I pyetur se nëse Bardh Spahia fiton Shkodrën a do ta pranojnë, deputeti demokrat është i bindur se do të jetë PD fituese. Sipas tij, Sali Berisha nuk ka një parti, as koalicion.

“Dua të jem serioz. Po ju them një analizë. Nuk ka një interes të atyre që i kanë shpallur zgjedhjet për të hyrë bashkë për të mundur Ramën. Ka një interes për të bërë garë mes demokratësh. Por kjo është një garë me Edi Ramën.

Kandidatët e dalë të partive të tjera që kanë hyrë që në nisje me idenë për të dëmtuar PD, nuk ka shans që të jenë fitues.

Nuk ka kandidatura të Sali Berishës. Nuk ka një parti të Sali Berishës. Nuk ka as koalicion. Unë dhe ti nuk bëjmë dot një koalicion, duhet ta bëjnë partitë. Nëse ata quhen kandidatë të LSI dhe LSI rritet është punë e saj. Demokratët do të punojnë me PD.

Në Shkodër do të fitojë PD. ne këtu do të jemi, do ta shohim. Nuk ka të ndodhur asgjë përveçse një dëmtimi të elektoratit të PD”, tha ai.

Sakaq, i pyetur për qëndrimet që do të mbajnë pas zgjedhjeve, Salianji thotë se nëse do të kenë parregullsi do t’i denoncojnë në çdo moment pa komplkese.

“Ne nuk na pengon asnjë kompleks për çdo parregullsi të zgjedhjeve nëse do të ketë. Në bashkinë e Durrësit po jepen bonuset e strehimit, tani që janë zgjedhjet, por jepen banesa. Ne do të themi ato që janë. Në 25 prill, i pari që e ka cilësuar masakër zgjedhore ishte Sali Berisha. Ai ishte rrufe pritës për Lulzim Bashën. Unë them që do të fitojnë kandidatët tanë.

Ne do të jemi këtu dhe nëse do të ketë manipulime, do i denoncojmë. Nëse nuk do të ketë do të themi përgjegjësitë që ka secili prej nesh. Por këto zgjedhje nuk janë për të treguar kush merr më shumë. Këto janë zgjedhje ku një pjesë e njerëzve më të pompuar të PD po dëmtojnë partinë”, tha ai.

Deputeti demokrat tha gjithashtu se janë në bisedime me aleatët.

“Ka konfiguracione të ndryshme për zona të ndryshme. Ka interesa lokale. Jemi në komunikim me aleatët. Secili ka interesat politike të partive të veta. Unë nuk besoj që pavarësisht dëshirës që mund të ketë ndonjë parti aleate të kenë guximin të bëjnë koalicion me një person non grata”, theksoi Salianji./m.j

Next Post
VIDEO / Mësuesi nga Kosova që u bë viral me kërcimet e tij: I thashë vëllait nëse të pyesin që…

VIDEO / Mësuesi nga Kosova që u bë viral me kërcimet e tij: I thashë vëllait nëse të pyesin që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In