• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 30 Qershorit, KQZ: Ja partitë që shkelën ligjin për shpenzimet

by A R
17/10/2019 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur sot se 16 parti politike që garuan në votimet e 30 qershorit nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor për të depozituar brenda afateve raportet e shpenzimeve gjatë fushatës elektorale.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj bëri të ditur se edhe partitë që i kanë dorëzuar brenda afateve, ato u janë kthyer për riplotësim për shkak të mangësisë në dokumentacion.

Hoxhaj bëri të ditur se raportet e shpenzimeve të fushatës elektorale do të analizohen nga ekspertët kontabël.

““Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se referuar nenit 24/3 të ligjit 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike” i ndryshuar, afati i fundit për depozitimin e raporteve financiare të partive politike për fushatën zgjedhore, ishte data 26 shtator.

Në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore morën pjesë 36 parti politike nga të cilat 20 prej tyre i kanë dorëzuar raportet për financat e fushatës zgjedhore.

Konkretisht: –    Nga 20 raportet e dorëzuara;

14 u dorëzuan brenda afatit
–              6 u dorëzuan jashtë afatit

–              Nga 20 raportet e dorëzuara në KQZ;

–              16 janë sipas formateve të standartizuara

–              4 janë pa format

–         Nga 20 raportet e dorëzuara, 13 prej tyre u kthyen për plotësim për shkak se;

  1. Nuk ishin të gjitha fletët e raportit, si edhe duhen firmosur dhe vulosur të gjitha fletët.
  2. Mungonte formati kandidatit për kryetar bashkie
  3. Plotësimit të raportit me shkrim dore, (duhet bërë në version elektronik).

Nuk e kanë dorëzuar raportin financiar 16 parti politike, konkretisht nuk e kanë zbatuar ligjin:

  1. Partia Demokracia Sociale
  2. Partia G99
  3. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet
  4. Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar
  5. Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
  6. Partia e të Drejtave të Mohuara
  7. Partia Unitetit Kombëtar
  8. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare
  9. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
  10. Partia Socialpunëtore Shqiptare
  11. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
  12. Partia Aleanca Kuq e Zi
  13. Partia Kombëtare Konservatore Albania
  14. Partia Emigracionit Shqiptar
  15. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar
  16. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian

Aktualisht, KQZ është në pritje të përfundimit të dorëzimit të raporteve të monitorimit financiar të fushatës dhe raporteve të auditimit financiar, të cilat do të krahasohen me fondet e përfituara dhe të shpenzuara, të deklaruara nga vetë partitë politike.

Brenda muajit nëntor, KQZ do të publikojë në faqen zyrtare të internetit edhe raportet e monitorimit të fushatës zgjedhore të ekspertëve financiarë dhe raportet e auditimit. Kjo do të bëjë të mundur që publikut, medias dhe të të gjithë të interesuarve t’u ofrohet transparencë dhe mundësia e njohjes me 3 llojet e raporteve.

Sa më sipër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije së çdo subjekt i interesuar, nëse ka pretendime në lidhje me:

1)            të ardhurat e përfituara apo që ka në gjendje partia politike për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, të padeklaruara;

2)            të gjitha shpenzimet e kryera për periudhën duke përfshirë burimin dhe datën e përfitimit, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve, deri në ditën e zgjedhjeve, të padeklaruara;

3)            depozitat, llogaritë dhe transaksionet e kryera gjatë periudhës së monitorimit, te padekluara;

duhet ti paraqesë ato në KQZ, së bashku me provat dhe faktet që mbështesin peretendimet e paraqitura. (Për t’iu ardhur në ndihmë subjeketeve të cilat duan të ankimojnë, KQZ ka miratuar formatin e kërkesës, i cili mund të gjendet lehtësisht në faqen e internetit).

KQZ,  nëpërmjet eksperteve financiar të ngarkuar për monitorimin/auditimin financiar do të bëj verifikimet lidhur me pretendimet që mund të depozitohen.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të garantojë të drejtën e çdo individi që paraqet pretendime në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore, për t’u dëgjuar për çdo informacion apo të dhënë që disponon”, bëri të ditur zëdhënësja e KQZ.

/a.r

Next Post
LSI, thirrje për aksion: Të shpëtojmë shkollën nga droga

LSI kërkon shpërblime për pensionistët: Turp i madh! Nuk ka lekë për të varfërit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In