• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet/Celibashi u jep afatin e fundit bashkive për të caktuar vendet ku do të vendosen materialet propagandistike

by Java News
25/04/2023 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dërguar një letër bashkive të vendit ku u kërkon që të informojnë institucionin mbi vendet e caktuara për vendosjen e materialeve propagandistike. Në letër kërkohet që bashkitë të publikojnë menjëherë në faqen e tyre elektronike vendet ku do të vendosin materialet propagandistike, duke theksuar se kanë kohë vetëm dy ditë.

“Brenda dy ditëve nga marrja e kësaj shkrese ju lutem të dërgoni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e vendeve të lejuara për afishimin e materialeve propagandistike për fushatë zgjedhore. Kjo listë dhe vendimi përkatës për caktimin e këtyre vendeve duhet të publikohet menjëherë në faqen elektronike të institucionit tuaj”- thuhet në njoftim.

Më tej, kërkohet gjithashtu heqja e materialeve të mëparshme propagandistike të vendosura nga partitë politike në fushatat e mëparshme elektorale. Në rast se bashkitë nuk respektojnë detyrimet dhe afatet e përcaktuara në shkresën e firmosur nga Celibashi, përbëjnë shkelje të pikës 1 të nenit 17 të Kodit Zgjedhor.

Më herët gjatë ditës së sotme, kryekomisioneri i zgjedhjeve, Celibashi u la dy ditë kohë partive politike që në materialet propagandistike që vendosin të jetë mbishkrimi “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”, duke caktuar emrin e subjektit zgjedhor që e ka vendosur.

Next Post
Luizi-Efit: Do kisha turp të shihja motrën time në një format si Për’Puthen (I përgjigjet Arbana)

Luizi-Efit: Do kisha turp të shihja motrën time në një format si Për’Puthen (I përgjigjet Arbana)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com