• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Zgjedhja e presidentit, si proces i Cosa Nostras“, Berisha: Rama po mendon si të bëhet President

by A R
22/04/2022 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha e cilëson skemë mafioze procesin e zgjedhjes së presidentit. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se me anë të kësaj skeme mafioze po kërkon një kandidat që në prag të disfatës së tij elektorale të japë dorëheqjen dhe t’i lëshojë vendin Ramës. Kjo, tha Berisha, nuk ka për të ndodhur kurrë. “I them harroje këtë skemë, se në mënyrë absolute nuk pranohesh president republike”, theksoi ai.

“Si mund ta karakterizojmë me një fjalë këtë proces nëse javën e kaluar këtu folëm me fakte, argumente të pakundërshtueshme që Kongresi i PS ishte i ngjashëm me një kongres të Cosa Nostras, unë mund t’ju them ju se procesi i zgjedhjes së presidentit është shndërruar gjatë javës që po kalon në një proces tipit të Cosa Nostras. Edi Rama, për të zgjedhur Presidentin ka zgjedhur procedurat më mafioze të emrave në zarfa sekretë. A e keni marrë vesh se cili ka dalë nga zarfat emri më i përfolur? A keni dëgjuar ndonjë emër? Sipas statistikave të Edi Ramës, 2/3 e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Ti nuk e njeh, ke të drejtë që habitesh, po çfarë mund të presësh tjetër. Në një kohë kur emri i saj nuk figuron në asnjë zarf, prandaj them unë zgjedhje si Cosa Nostra. Prisni kur të vijnë zarfat e shoqërisë civile. Do t’jua them emrin javën tjetër”.

“U ndala në këtë moment për t’ju thënë sa qesharak, jo serioz, jo transparent e bëri Edi Rama një proces kushtetuese. Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale të japë dorëheqjen dhe t’i lëshojë vendin Ramës, çka nuk do ndodhë kurrë. Dhe i them harroje këtë skemë, se në mënyrë absolute nuk pranohesh president republike, me skema mafioze”.

Sipas Berishës, Rama “po mendon si të kalojë nga Kryeministër në President. I them sot që ajo nuk do ndodhë”.

/a.r

Next Post

Incidenti në Foltore, Berisha: Alibeaj u përdor dhe u poshtërua nga Taulant Balla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In