• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhja e Presidentit, PD vetëpërjashtohet nga procesi, pas 20 vitesh PS mund ta zgjedhë nga radhët e saj

by A R
03/04/2022 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervin Koçi

Sali Berisha ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes të Partisë Demokratike në negociata me Partinë Socialiste në zgjedhjen e Presidentit të ri. Përçarja brenda kampit opozitar favorizon edhe më shumë maxhorancën që të çojë në krye të Presidencës një person nga radhët e saj.

Pas 20 vjetësh socialistët kanë mundësinë për të zgjedhur një president nga radhët e tyre. Procedura e cila nis në mesin e këtij muaji duket se favorizon edhe më shumë maxhorancën, jo vetëm që ka votat për të miratuar e vetme presidentin, por edhe përçarja brenda kampit opozitar, gjë që politikisht i jep pikë PS-së të shkojë drejt miratimit të një kandidature pa pasur nevojë të negociojë.

“Ne nuk propozojmë asnjë kandidat. Ne nuk miratojmë asnjë kandidat. Të ulesh me Ramën është sikur të puthesh me Judën”, tha Berisha.

Pikërisht kjo deklaratë e Sali Berishës përjashtoi menjëherë Partinë Demokratike nga negocimi i mundshëm me socialistët për të shkuar drejt një kandidati konsensual për president. Por kjo qasje e tij u rrëzua poshtë nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, post të cilin e ka de jure, por jo defacto, pasi pjesën dërrmuese të deputetëve në sallë i kontrollon grupimi i Berishës.

Në Facebook Alibeaj shkroi se: “Qëndrimet personale të askujt, aq më tepër të atyre që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të PD nuk kanë kurrëfarë lidhje me qëndrimin dhe vendimmarrjen e grupit parlamentar. Ata që flasin sot për këtë çështje, në fakt, me ndryshimet kushtetuese të 2008, ia kanë mundësuar Edi Ramës ta zgjedhë, thjesht me vetëm votat e tij presidentin e vendit”.

Ndonëse janë pjesë e të njëjtës parti, demokratët duket se e kanë të vështirë të komunikojnë sy më sy dhe mesazhet njëri tjetrit ia dërgojnë nëpërmjet Facebook. Qëndrimi i Alibeajt u konsiderua si i papranueshëm nga ana e Komisionit të Rithemelimit i cili shpërndau në media postimi ne Luçiano Boçit ku nënvizonte se “Rama mund ta zgjedhë eta uzurpojë me votat e tij institucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s’mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t’i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja “agjendave parlamentare”.

Me përjashtimin e PD-së nga negociatat, janë edhe gjashtë parti të tjera parlamentare. PBDNJ e Vangjel Dule, PR e Fatmir Mediut, LZHK e Dashamir Shehit, Partia Agrare e Agron Dukës dhe LSI-ja e Monika Kryemadhit, forca politike të cilat PS-ja i ka ndërprerë marrëdhëniet kohë më parë.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 risillen në qendër të opinionit publik sa herë nis një procedurë për të zgjedhur një President. Para këtij viti, presidenti detyrimisht duhej zgjedhur me minimalisht 84 vota pasi në të kundërt vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme, gjë që bënte të domosdoshme dialogun ose merkaton e deputetëve. Tashmë me këto ndryshime, vetëm në tre raundet e para kërkohet dakordësia, dhe në dy të tjera është miratimi me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota duke bërë jo të domosdoshëm dialogun politik.

A2CNN

Next Post
Shqiptarët protagonistë në Turqi, Cikalleshi shënon golin e 10-të

Shqiptarët protagonistë në Turqi, Cikalleshi shënon golin e 10-të

Comments 1

  1. Aida Pema says:
    4 years ago

    PD u vetëpërjashtua nga :
    Hartimi i KUSHTETUTES
    Reforma TERITORIALE
    Reforma Zgjedhore
    Braktisja e PARLAMENTIT dhe DOREZIMI MANDATEVE
    Zgjedhjet LOKALE
    Dhe….tashti edhe nga emërimi i PRESIDENTIT…..
    Me një fjalë, PD, është punë legenash, punë muti…

    Reply

Leave a Reply to Aida Pema Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

February 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In