• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

by A R
12/02/2026 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë interpelancës së sotme në Kuvend, 12 shkurt, ministrja e Arsimit Kumbaro prezantoi Planin Kombëtar të Veprimit për Fuqizimin e Mekanizmave të Parandalimit të çdo Forme Dhune dhe Bullizmi për Sigurinë në Institucionet Arsimore Parauniversitare, i cili është miratuar dhe prezanton një kornizë veprimi që përfshin një bashkëveprim të gjerë mes institucioneve, punonjësve të arsimit dhe komunitetit.

“Ministria e Arsimit ka zgjedhur të mos reagojë në mënyrë fragmentare apo vetëm pas rasteve të veçanta, por të ndërtojë një qasje të qëndrueshme, të koordinuar dhe afatgjatë. Është miratuar tashmë Plani Kombëtar i Veprimit për Fuqizimin e Mekanizmave të Parandalimit të çdo Forme Dhune dhe Bullizmi për Sigurinë në Institucionet Arsimore Parauniversitare.

Ky plan nuk është thjesht një dokument politikash, por një kornizë veprimi e përditshme që e sheh sigurinë në shkollë si një proces të përditshëm, ku bashkëpunojnë institucione shtetërore, mësues, prindër, nxënës dhe komuniteti. Po ndërtojmë një bashkëpunim shumë solid me një prej institucioneve më të mira që ka vendi në këtë fushë, siç është Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, qoftë për të krijuar mjedise më të sigurta digjitale, ashtu edhe për të krijuar linja të dedikuara komunikimi për të rinjtë që kanë nevojë të denoncojnë apo të tregojnë problemet që hasin!

Përfitoj nga ky komunikim, që të them se AKSK ka një linjë direkte komunikimi, 24 orë në 7 ditë të javës, për problemet e sigurisë kibernetike apo të bullizmit online! Po ashtu, edhe me Autoritetin e Mediave Audiovizive, kemi hyrë në një fazë të re bashkëpunimi, për të monitoruar jo vetëm hapësirën tradicionale mediatike, por edhe atë digjitale me fokus sigurinë e fëmijëve. Prania e oficerëve të sigurisë është forcuar ndjeshëm dhe po shoqërohet me standarde të reja pune dhe etike profesionale.

Këta oficerë nuk janë më thjesht figura kontrolli, por pjesë e mekanizmit të parandalimit dhe ndërhyrjes së hershme ne bashkëpunim te ngushte me mësues, psikologe e punonjës sociale.

Megjithëse shkolla shqipe ka një traditë të gjatë, Oficeri i Sigurisë është figure e re, nuk ka qenë tradicionalisht një figurë e shkollave tona. Ashtu sikundër edhe punonjësit psiko-socialë! Dhe pikërisht tre javë më parë, shpallëm 62 vende të lira pune për Oficerë Sigurie pranë shkollave tona. Paralelisht, është ndërtuar një strukturë e qartë koordinimi mes drejtorive arsimore dhe Policisë së Shtetit, për të garantuar reagim në kohë reale dhe shkëmbim të vazhdueshëm informacioni.

“Paketa e Sigurisë” si një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit ka institucionalizuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, falë të cilit është shtuar prezenca e punonjësve të policisë gjatë orarit të fillimit të mësimit, gjatë pushimit të gjatë dhe pas mbarimit të mësimit në perimetrin e shkollës.

Fillon brenda këtij viti projekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme “Qyteti inteligjent” pjesë e të cilit është edhe pajisja e shkollave – fillimisht atyre me te mëdha në numër nxënësish – me kamera te posaçme për të parandaluar ne kohe dhe ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit çdo incident apo konflikt. Po ashtu, në fillim të këtij viti shkollor, me një urdhër të posaçëm është ndaluar celulari në ambientet mësimore, një masë që rezulton e zbatuar plotësisht dhe që jemi duke e ndjekur hap pas hapi me rikujtesë dhe sensibilizim të përditshëm, ku prindërit i kemi krah dhe jo përballë!

Vendimi për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në ambientet shkollore nuk duhet parë si masë ndëshkuese, por si një ndërhyrje edukative dhe mbrojtëse. Një tjetër shtyllë themelore e planit ka qenë fuqizimi i shërbimit psiko-social në shkolla. Po ashtu është investuar në ndërtimin e rrjeteve të mbështetjes digjitale dhe mekanizmave të komunikimit të shpejtë.

Platforma SMIP – ku prindërit hyjnë në çdo kohë dhe kontrollojnë në kohë reale ecurinë e fëmijëve të tyre në shkollë – si edhe Fletorja e Komunikimit Online kanë krijuar një urë të drejtpërdrejtë mes shkollës dhe familjes, duke e bërë më të lehtë identifikimin e problematikave dhe adresimin e tyre në kohë”, tha ministrja Kumbaro.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 10 Shtator 2026

September 9, 2026
Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

September 9, 2026
KQZ urdhëron numërimin e dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor has pengesën e parë, nismëtarët kërkojnë më shumë kohë për 20 mijë firmat

September 9, 2026
VIDEO/ Elon Musk përshëndetje naziste në inaugurimin e Trump?

Rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Elon Musk: Ai është i çmendur dhe shumë i fuqishëm! Mund të jetë më i rrezikshmi në botë…

September 9, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Liderja e AfD kërcënon: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

September 9, 2026
Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

September 9, 2026
Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

September 9, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

BE do rishikojë negociatat me Serbinë, shkak nderimi që iu bë “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç! Brukseli paralajmëron Beogradin

September 9, 2026
Një tjetër pengesë në integrimin e Ukrainës drejt BE, Hungaria vendos një tjetër veto

Një tjetër pengesë në integrimin e Ukrainës drejt BE, Hungaria vendos një tjetër veto

September 9, 2026
“Kaloi përtej futbollit, u morën me flokët e mi”, Hysaj për gabimin që solli golin e Italisë: Instinkt sekondi

Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com