• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhja e Demirajt në Apel, “këshilla” nga Gjin Gjoni para votimit (VIDEO)

by Java News
08/03/2016 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka zgjedhur këtë të hënë kreun e ri të Gjykatës së Apelit Tiranë. Në krye të institucioni nga sot do të jetë Hysni Demiraj, i cili deri më sot ka mbajtur postin e gjyqtarit në këtë gjykatë.

Demiraj ishte në garë përballë Alaudin Malajt, i cili deri më sot ka mbajtur postin e kreut të Gjykatës së Apelit. Demiraj u zgjodh nga KLD, me 8 vota pro, ndërsa 2 anëtarë të tjerë votuan kundër tij.

Ashtu siç konfirmoi më herët Shqiptarja.com, në procesin e votimit nuk mori pjesë gjyqtari Gjin Gjoni i cili u tërhoq, pas kërkesës së një dite më parë të Alaudin Malajt për përjashtimin e tij nga votimi për shkak të konfliktit të interesit.

Gjoni nuk mori pjesë as në procesin e vlerësimit të punës së kreut të Apelit dhe ashtu siç pritej as në atë të votimit, duke dashur t’u shmanget debateve. Pak çaste para nisjes së votimit Demirajt nuk i mungoi këshilla e fundit nga kolegu dhe mbështetësi i tij Gjin Gjoni.

Report TV ka mësuar se në votimin për kreun e ri të gjykatës së Apelit ka munguar vota e ministrit të drejtësisë Ylli Manjai, Xhezahir Zaganjori, Vangjel Kosta ajo e presidentit Nishani si dhe vota e Gjin Gjonit.

Në këtë garë u përfshi dhe kandidati Gazmir Levanaj por pjesmarrja e tij u cilësua thjesht fiktive pasi votat e anëtarëve të KLD-s u ndanë midis Demirajt e Malaj.

Por cili është gjyqtari Demiraj?

Ai ka nisur karrierën në drejtësi me formim juridik në të ashtëquajturin Kursi i Plepave për të arritur pas dy dekadash në krye të apelit të Tiranës. Demiraj ka qenë relator në cështjen e gardistëve të akuzuar për vrasjet e 21 janarit dhe në këtë proces ndaj gardistëve u shua masa e sigurisë “arrest me burg”.

Po ashtu Demiraj ka qenë pjesë e gjykimit sëbashku me Gjin Gjonin dhe në masën e sigurisë të shtetasit turk të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, i cili u arratis pas heqjes së arrestit nga këta gjyqtarë.

Next Post

Vajza e “El Chapo": Babai im u tradhtua nga ortaku i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In