• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjatja pafund e Komisionit të Reformës Zgjedhore: PS propozon shtyrjen e radhës, opozita kundërshton

by Java News
21/07/2023 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse nga zgjatja e fundit me 6 muaj, Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk u zhvillua asnjë mbledhje, Partia Socialiste kërkoi në Kuvend një tjetër zgjatje duke qenë se i përfundon afati në 23 Gusht.

“Komisionit i mbaron mandati në fund të Gushtit. Nëse ne do të ktheheshim në pikën zero siç pretendohet këtu që të krijohet komision nga e para në shtatotr, do të thotë që ne vemë në rrezik Reformën Zgjedhore. Nëse kemi dëshirë të bëjmë reformë zgjedhore komisionin e kemi aty. Komisioni nuk mund të rrijë peng i mosmarrëveshjeve brenda opozitës”, tha Gjiknuri.

Por Partia Demokratike nuk sheh asnjë arsye për ta shtyrë. Deputeti Gazment Bardhi propozon që deri në Shtator të gjendet një mekanizëm veprimi për ta çuar përpara këtë reformë.

“Nuk ka asnjë shkak të arsyeshëm, për të shtyrë, shtyrë, shtyrë pa punë Komisionin e Reformës Zgjedhore. Nuk mund t’i zgjasni afatin një komisioni, kur ne po tërhiqemi nga kërkesa që kemi bërë”, tha Gazment Bardhi.

Partia Socialiste, nuk përjashton mundësinë për demokratët që të ndryshojnë bashkëkryetarin e këtij komisioni, duke reflektuar kundërshtinë e Gazment Bardhit, dhe grupit të Berishës për Enkelejd Alibeajn.

“A ka nevojë që ju pasi të konsolidoni veten tuaj të ndryshoni njerëzit? Nuk e pengon asgjë. Mund të vini në shtator të shkarkoni një kryetar të vendosni një tjetër”, tha Gjiknuri.

Pas debatit palët i dhanë kohë vetes që deri në 23 Shtator të rigjejnë format e bashkëpunimit.

/f.stafa

Next Post
FOTO/ “Çmenduri” në Tepelenë, të riut i ngec motori në faqen e shkëmbit

FOTO/ "Çmenduri" në Tepelenë, të riut i ngec motori në faqen e shkëmbit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com