Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike, duke thënë se ai personalisht nuk ka asnjë keqardhje. Sipas tij, ajo forcë politike duhet “të kishe shkuar prej kohësh në djall” në mënyrë që Shqipëria të kishte një opozitë të fortë.
“Unë nuk do e vajtoj fatkeqësinë e palës tjetër sepse e bënë të tjerët para meje. Unë nuk kam asnjë keqardhje, e them këtu mes nesh. Zero keqardhje,
Ajo forcë duhet të kishte shkuar para shumë kohësh në djall në mënyrë që Shqipëria të kishte një opozitë të fortë. Nuk do e ketë për sa kohë ajo forcë ekziston.”- tha Rama./m.j