• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zëri i Amerikës: Vendimi, një ‘fitore si e Pirros’ për Tahirin dhe shuplakë për Prokurorinë

by A R
20/09/2019 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë mbrëmjen e së enjtes, me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Duke qenë se ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi sipas vendimit, konvertohet në 3 vite e 4 muaj shërbim prove. Po ashtu zotit Tahiri i ndalohet të ushtrojë funksione publike po për të njejtën periudhë.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Por gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se megjithatë, ishin sipas saj të mjaftueshme për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit të kaluar zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll shkurtin e kaluar.

Si zoti Tahiri dhe avokati i tij kanë këmbëngulur në pafajësi duke u shprehur se prokuroria dështoi të ofronte një provë konkrete në mbështetje të akuzave të ngritura. Ndërsa pas vendimit të gjykatës zoti Tahiri u shpreh i habitur. “Për 2 vjet u hetova si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata thotë se meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim, paskam shpërdoruar detyrën. Jam pa fjalë se Gjykata më quan përgjegjës se disa kushërinj të mi përdorën emrin tim”, tha zoti Tahiri jo pa ironi, duke njoftuar se ai do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit, vendimin e mbrëmjes së sotme.

Pak pasi Gjykata u shpreh për ish ministrin e Brendshëm, reagoi dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha: “Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit”, shkroi zoti Bashan ë një status në Facebook, duke htuar se “vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin”.

Ndërsa për ish ministrin e Brendshëm mund të flitet për një “fitore si e Pirros”, vendimi ishte një shuplakë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila pas gati një vit e gjysëm hetimesh, nuk mundi, sipas vlerësimit të vetë gjykatës, të mbështeste në prova akuzat e rënda që ajo ngriti ndaj zotit Tahiri.

/a.r

Next Post
Pas ambasadorit të OSBE, Soreca shënjestra e rradhës e opozitës

BE jep mbi 14,5 mln euro, Soreca: Censusi është baza për negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

April 16, 2026
Morën peng biznesmenin, autorët “kyçin gojën” në gjykatë. Avokati: Shkak borxhi 60 mijë euro

Morën peng biznesmenin, autorët “kyçin gojën” në gjykatë. Avokati: Shkak borxhi 60 mijë euro

April 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Forma që po na mbyt!

April 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 17 Prill 2026

April 16, 2026
Bilanci i frikshëm, mbi 72,000 viktima palestineze nga lufta e Izraelit në Gaza

Bilanci i frikshëm, mbi 72,000 viktima palestineze nga lufta e Izraelit në Gaza

April 16, 2026
Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

Plagosi rëndë shtetasin, arrestohet pas tre vitesh 22-vjeçari në Shëngjin

April 16, 2026
Shtyhen tre interpelanca! “Kush e frenoi Porto Romanon?”, Karakaçi replika me Kaprin: Baza e NATO-s ambicie, ndaj e ndryshuam projektin

Shtyhen tre interpelanca! “Kush e frenoi Porto Romanon?”, Karakaçi replika me Kaprin: Baza e NATO-s ambicie, ndaj e ndryshuam projektin

April 16, 2026
Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano do përballojë kërkesat e ekonomisë për dekadat e ardhshme

Karakaçi: Porti i ri në Porto Romano do përballojë kërkesat e ekonomisë për dekadat e ardhshme

April 16, 2026
Përballë një armëpushimi të brishtë në Iran, motivet elektorale të Netanyahut…

Përballë një armëpushimi të brishtë në Iran, motivet elektorale të Netanyahut…

April 16, 2026
Marrëveshja me qeverinë, Kreu i Shoqatës së Transportit: Ja sa do jetë masa e subvencionimit

Marrëveshja me qeverinë, Kreu i Shoqatës së Transportit: Ja sa do jetë masa e subvencionimit

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In