• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VOA: Rrezikohet plotësimi i Kushtetueses, pritet thirrje e re nga Kuvendi

by A R
01/08/2019 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, procesi i nisur për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese nuk do të mund të çojë në plotësimin e 6 vendeve bosh të cilat duhet të emërohen 3 nga presidenti dhe 3 nga parlamenti

Në mbledhjen e fundit të dy ditëve më parë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur ndalimin e kandidimit ndërmjet të tjerëve dhe për Fiona Papajorgjin, Valbona Balën dhe Sinan Tafajn. Këta tre emra ishin të vetmit që kandidonin për zëvendësimin e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, të rrëzuar nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve. Në një situatë të tillë, në përfundim të të gjitha procedurave, Parlamentit i duhet të shpallë një thirrje të re.

Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese, e cila aktualisht ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, pritet të ketë vetëm 5 anëtarë të rinj, duke bërë që numri të shkojë në limitet e funksionimit të saj dhe mundësisë së vendimarrjes, vetëm me 6 gjyqtarë.

Por ky proces rrezikohet dhe nga një moment tjetër, që mund ta reduktojë edhe me një tjetër anëtarë Gjykatën. Për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve që janë përzgjedhur, gjithshka duket se do të jetë në dorë të presidentit Iir Meta. Nëse në një rast, kreu i Shtetit për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidat vakanca e shpallur nga parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo. Ky rast mund të tejkalohet nëse do të ketë një koordinim mes dy institucioneve, në mënyrë që të mos pengojnë njëra tjetrën, dhe presidenti do të zgjidhte të paktën një nga dy kandidatët e tjerë të kualifikuar.

Deri më tani 12 kandidatë janë rrëzuar, dhe vetëm 5 janë përzgjedhur. Nga këto Besnik Muçi pret vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në fillim të shtatorit, ndërsa për Regleta Panajotin, pritet të shihet nëse Komisioneri Publik do të bëjë ose jo ankimim për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili e konfirmoi atë në detyrë. Në listë janë dhe dy kandidatë të tjerë në pritje të shqyrtimit.

Zeri i Amerikes

Next Post
Basha, në Cërrik: Ju jeni të varfër sepse Rama po vjedh

Basha, në Cërrik: Ju jeni të varfër sepse Rama po vjedh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com