• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Portali ftoi njerëzit të dilnin nga shtëpitë, sheshet e Tiranës u mbushën!

by S M
23/09/2019 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri policia njoftoi mbrëmjen e së dielës se “publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët”.

Policia bëri të ditur se ka ngritur “një grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijoi frikë e panik tek qytetarët”.

Lajmi për një tërmet të fuqishëm u përhap me shpejtësi, pas orës 22.00 të mbrëmjes, ndërsa pak më parë ishte rregjistruar një tjetër goditje me magnitudë 4.4 gradë të shkallës Richetr dhe epiqendër pranë Durrësit 20 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Lajmi i botuar në “Syri.net kishte që në titull thirrjen drejtuar njerëzve që të dilnin nga shtëpitë. Disa nga sheshet kryesore te Tiranës u mbushën me njerëz.

Shumë të tjerë dolën nga banesat duke qëndruar në rrugë. Brenda pak minutash u bllokua dhe trafiku, ndërsa një pjesë e mirë e qytetarëve zgodhën të largohen nga kryeqyteti me makina.

Ministria e Mbrojtjes reagoi duke folur për njoftime të rreme.

“I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të mos bien pre e njoftimeve të tilla keqdashëse dhe përhapëse paniku pasi nuk ka asnjë parashikim të tillë shkencor nga asnjë institucion shkencor. Gjithcka po tentohet të bëhet për të përhapur panik mes qytetareve është kriminale.

Të gjithë ata që kanë përhapur këtë lajm do të mbajnë përgjegjësi penale”, deklaroi në një reagim të sajin Ministria e Mbrojtjes. Më vonë, pak pas orës 23.30 ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka doli në një konferencë për shtyp së bashku me një nga ekspertët vendas të sismiologjisë.

Duke I mëshuar më forcë faktit se bëhet fjalë për një njoftim të rremë “për të krijuar panik dhe pasiguri”, ajo paralajmëroi se “kushdo që e ka përhapur këtë lajm të rremë ka kryer një akt të rëndë kriminal të dnueshëm nga Kodi Penal. Ne nuk do të lëmë gurë derisa të zbulojmë autorin e këtij lajmi, i cili do të paguajë me burg”.

Më pas, përmes një postimi në Twitter i njejti paralajmërim u bë dhe nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj: “Ata që në vend të solidaritetit njerëzor zgjodhën të nxisin tinëzisht dhe djallëzisht panikun, duke kontribuar kështu për të favorizuar gjithë llojet e krimit, do të përballen me ligjin. Policia ka kryer ndërkohë veprimet e para”, shkruajti zoti Lleshaj duke ju referuar shoqërimit të dy gazetarëve. Ndërsa në Facebook, kryeministri Edi Rama u shpreh se “çdo lajm apo fjalë e përhapur për të mbjellë panic, për ardhjen e tërmetit, është pjelle e një ligësie të pashembullt njerëzore, që duhet përbuzur nga llogjike dhe dënuar nga ligji”.

Që pas tërmetit të fuqishëm të pasdites të së shtunës, janë rregjistruar mbi 350 pasgoditje të tjera, të një intensiteti më të ulët, mes të cilave dhe dy goditje të tjera të forta, e para pak pas mesnatës të së shtunës dhe e dyta mbrëmë. Sipas bilancit të fundit të bërë të ditur nga autoritetet, në total është mbi 900 numri i banesave dhe pallateve që kanë pësuar dëme. “Në pjesën dërrmuese të këtyre rasteve bëhet fjalë për dëmtime të lehta, kryesisht plasaritje të suvasë apo mureve. Gjithsesi, ato godina qe ndërkaq jane te evidentuara me dëmtime me serioze do të verifikohen me prioritet nga ekspertët, të cilët do të japin edhe akt verifikimin teknik që përcakton nëse ato jane te banueshme apo jo”, deklaroi në mbrëmje ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Paniku dhe frika që kanë shkaktuar lëkundjet e tërmetit, detyroi ministrinë e Arsimit që të vendosë që dita e hënë të jetë pushim për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, “ndërkohë që sapo është marrë vendimi që në këto tre qarqe do të jetë pushim edhe për kopshtet dhe çerdhet. Sa ju takon prindërve që punojnë në administratën shtetërore, të gjithë ata që kanë fëmijë në kopshte, çerdhe apo shkolla 9 vjeçare, nesër mund të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre”, shpjegoi ministrja Xhaçka.(VOA)

Next Post
Flet sizmiologu gjerman: Parashikimi i tërmetit nuk është i mundur, këto janë arsyet e goditjes së fortë

Flet sizmiologu gjerman: Parashikimi i tërmetit nuk është i mundur, këto janë arsyet e goditjes së fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një mizë në dritaren e Edi Ramës

O Zot, janë vërtet kaq budallenj?

September 23, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

Koçeku, ngre pikëpyetje për Bordin e Universitetit të Shkodrës: Pse u hoq dëshmia e penalitetit dhe për kë?

September 23, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë: Kujdes me kreditë për shtëpi dhe sulmet kibernetike

September 23, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, Sllovakia përgjysmon çmimet e biletave të trenave dhe kufizon marzhën e fitimit për karburantet

Rritja e çmimeve të naftës, Sllovakia përgjysmon çmimet e biletave të trenave dhe kufizon marzhën e fitimit për karburantet

September 23, 2026
Evropianët po mbajnë gjithnjë e më shumë para cash në shtëpi, frikë nga lufta dhe sulmet kibernetike

BQE: Gati 10 milionë qytetarë votuan për dizajnin e kartëmonedhave të reja euro

September 23, 2026
Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zyrtari amerikan në NATO: Rusia nuk kërkon konflikt me NATO-n, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

Vlora Hyseni del para GJKKO-së, ish-drejtoresha e SHISH merret nesër në pyetje

September 23, 2026
Republika popullore e protestës

Vlora Hyseni dhe misteri i certifikatës së sigurisë

September 23, 2026
Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

Presidenti i Kinës Xi Jinping, vizitë shtetërore në SHBA

September 23, 2026
Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarr në Drojë të Kurbinit/ Digjen kosheret me bletë, flakët rrezikojnë banesat

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com