• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zëri i Amerikës: Gjykata dënon me gjobë ish-kryeministrin Berisha pas padisë së kreut të qeverisë Edi Rama

by Java News
27/12/2019 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës vendosi sot të dënojë për përhapje lajmesh të rreme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të dëmshpërblejë kryeministrin Edi Rama me shumën 500 mijë lekë si person i dëmtuar nga një shkrim në rrjetet sociale.

Zëdhënësja e gjykatës, Alba Nikolla, konfirmoi vendimin që mori sot gjyqtarja Mariana Shegani (Dedi), i cili përfshin edhe “detyrimin e palës së paditur të publikojë përgënjeshtrimin në faqen e tij në “Facebook” në lidhje me deklaratën e tij në atë rrjet social më 15 tetorin e 2018 me titull “Fundi i kakistokracisë së kallam dështakut po troket”, brenda 10 ditëve nga marrja formë të prerë e vendimit”.

Ky shkrim flet për takimet e kryeministrit Edi Rama në Berlin, i cili sipas paditësit përmban disa të pavërteta.

Gjyqtarja vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë dhe detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë me afro 5 dollarë amerikanë palën paditëse, e cila ishte shprehur për dyfishin e kësaj shume.

Ky vendim i gjykatës pritet të publikohet zyrtarisht të hënën, madje sipas një rregulli të ri, të dhënat e protagonistëve janë anonimizuar.

Zoti Berisha ende nuk është shprehur për këtë vendim, kundër të cilit ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit brenda 15 ditëve nga publikimi i vendimit të arsyetuar.

Next Post
Pamje të frikshme në qytetin italian, uji del nga toka dhe merr përpara gjithçka (Video)

Pamje të frikshme në qytetin italian, uji del nga toka dhe merr përpara gjithçka (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com