• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zëri i Amerikës: BE dhe përfitimet ekonomike nga plani i riarmatimit

by E S
09/03/2025 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Firmat evropiane të mbrojtjes duket se do të përfitojnë nga investimi i Bashkimit Evropian për riarmatim, i nxitur nga ndryshimi i qasjes së Shteteve të Bashkuara lidhur me sigurinë e Evropës nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump.

Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, plani Riarmatimi i Evropës prej 860 miliardë dollarësh përballet me kundërshtime nga Hungaria dhe Sllovakia.

Aksionet e disa firmave evropiane të mbrojtjes regjistruan rritje dyshifrore në javët e fundit, duke përmbysur frikën e përgjithshme në tregjet globale të aksioneve nga pasojat e një lufte të mundshme tregtare.

Evropa po angazhohet në forcimin e mbrojtjes së saj pasi Uashingtoni sinjalizoi se siguria evropiane nuk do të jetë më përparësi e tij

“Tregu i aksioneve e ka kuptuar gjithashtu se Evropa duhet të mbrohet vetë në përputhje me rrethanat e reja, sepse duket se Shtetet e Bashkuara po marrin një rol dytësor si një partner i besueshëm i saj”, thotë Tim Oechsner nga banka gjermane Steubing AG.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar prej kohësh që Evropa të shpenzojë më shumë për mbrojtjen e saj, duke argumentuar se Uashingtoni nuk duhet të paguajë më për këtë.

Në takimin në Bruksel të enjten, krerët e Bashkimit Evropian, së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, diskutuan “Planin Riarmatimi i Evropës” prej 860 miliardë dollarësh të financuar nga bonot e thesarit të BE-së dhe rregullat e lehtësuara për huamarrjen dhe shpenzimet.

“Paratë janë më pak problem sesa vendosmëria. Ne pamë pas pandemisë së koronavirusit se si Evropa dhe BE-ja ishin në gjendje të mobilizonin shpejt qindra miliarda euro”, thotë Mattia Nelles nga Byroja Gjermano-Ukrainase, një firmë konsulence me seli në Dyseldorf.

Vendet anëtare të BE-së po rrisin gjithashtu shpenzimet e mbrojtjes. Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, u zotua të lehtësojë rregullat e ashpra gjermane të huamarrjes.

“Dua të jem shumë i qartë këtu. Çfarëdo që është e nevojshme duhet gjithashtu të shkojë për mbrojtjen tonë tani, duke patur parasysh kërcënimet ndaj lirisë sonë dhe paqes në kontinentin tonë”, tha ai.

Vendimi i administratës së Presidentit Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe për të kufizuar përdorimin e disa armëve të prodhuara nga Amerika ka nënvizuar dëshirën e Evropës për të forcuar aftësitë e veta ushtarake.

“Është e rëndësishme, që paratë që shpenzojmë, të paktën të qëndrojnë në Evropë. Ne nuk duhet të blejmë sisteme armësh amerikane me këto para”, thotë Robert Halver nga banka gjermane Baader Bank.

Udhëheqësit evropianë janë zotuar gjithashtu të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën.

Por, a mundet Evropa të riarmatoset dhe njëkohësisht të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë?

“Ju nuk mund të ndërtoni një kompleks industrial të mbrojtjes brenda natës. Kjo nuk është diçka që do të shfaqet papritmas dhe sigurisht që nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë mbi luftën në Ukrainë”, thotë eksperti britanike Mark Galeotti nga firma Mayak Intelligence.

Jo të gjithë evropianët janë dakord me këtë. Hungaria dhe Sllovakia kanë shprehur kundërshtime ndaj mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën.

“Vazhdimi i luftës është i gabuar dhe i rrezikshëm”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban për luftën në Ukrainë.

Jashtë ndërtesës ku po mbahej samiti i BE-së, protestuesit bënë thirrje që Evropa të konfiskonte 200 miliardë dollarë të pasurive ruse të ngrira në bankat evropiane dhe t’i përdorte ato para për të mbrojtur Ukrainën.

Next Post
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

PS depoziton në Kuvend pr.ligji për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale: Balancë mes funksioneve kushtetuese dhe procesit penal

February 16, 2026
Jam Hebrè

Shqipja e lehur

February 16, 2026
“Sazanin ia ofrova dhe unë Berlusconit”, Berisha: E bëri Fatos Nano para meje, por Rama e bëri për influencë politike

Berisha: Drejtori i ri i AKSHI-t dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës

February 16, 2026
Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

Rama: Haga po dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Turp i Europës me indiferentizmin e saj

February 16, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

February 16, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Java do të jetë me mot të paqëndrueshëm: E marta, dita me më shumë reshje. Ulen edhe temperaturat

February 16, 2026
Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

Procesi në Hagë, Rama zbulon: Presidentja Vjosa Osmani është kërcënuar. Donin t’i futeshin në zyrë!

February 16, 2026
Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

Rama në Prishtinë: UÇK s’ka lidhje me terrorin, ata burra nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre

February 16, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Sa zor dy fjalë për Xhelil Gjonin!

February 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

Nisma ligjore e propozuar nga Rama, Berisha: Po asgjeson sistemin e drejtësisë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In