• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zelensky i bën thirrje Hungarisë t’i bashkohet embargos së naftës/ Rusia kontrollon një pjesë të madhe të qyteteve në rajonin e Donbasit

by Java News
02/06/2022 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kundërshtimet hungareze që po pengojnë miratimin e paketës së fundit të sanksioneve të BE-së janë “të papranueshme”.

Gjatë një fjalimi në parlament presidentiukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se Orban po vonon finalizimin e paketës së sanksioneve ruse, e cila përfshin një ndalim të blerjeve të naftës ruse nga deti.

“Nëse lajmi që mora dje është i saktë, se një shtet anëtar i Bashkimit Europian synon të bllokojë paketën e gjashtë të sanksioneve sepse patriarku Kiril është në listën e personave të sanksionuar është i papranueshëm. E kam kontaktuar kryeministrin hungarez Viktor Orban për t’i thënë se sjellja e tij nuk është diplomatike.Patriarku Kiril ishte në listën e zezë para takimit në Bruksel dhe 26 vende të tjera tani nuk mund të merren peng për këtë, nuk do të pranoj. Sanksionet janë të rëndësishmedhe unë e kisha thënë që në fillim dhe paqja ka një çmim për të gjithë ne”.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord në parim në fillim të kësaj jave për një paketë të gjashtë masash mbi agresionin rus në Ukrainës duke mbajtur jashtë Hungarinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë të cilat do të kenë akses në naftën ruse.

Rusia tashmë kontrollon pjesën më të madhe të Severodanetsk, ku luftimet e ashpra kanë nisur prej ditësh. Zyrtarët ukrainas nuk e kanë përjashtuar tërheqjen nga qyteti në Lysychansk. Nëse forcat ruse kapin dy qytetet, atëherë ata do të kontrollonin të gjithë rajonin lindor të Luhanskut.

Pas një sërë humbjesh ushtarake në javët e para të luftës rreth kryeqytetit ukrainas Kiev dhe në veri-lindje, Rusia deklaroi se më pas do të fokusohej në kapjen e Luhanskut dhe Donbasit. Banorët e vendbanimit Rubizhne në rajonin Luhansk të Ukrainës Lindore po gjejnë burime me ujë dhe po fshihen në strehimoret e bombave ndërsa luftimet afër qytetit intensifikohen.

Forcat ruse gjatë natës bombarduan qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, duke vrarë një grua dhe duke plagosur një burrë. Ata thonë se një shkollë u godit gjithashtu në qytetin e dytë më të madh. Humbjet ushtarake në të dy rajonet në javët e para të luftës i kanë detyruar trupat ruse të tërhiqen nga një numër qytetesh dhe fshatrash që ata pushtuan fillimisht.

Hetuesit kanë kërkuar prova të krimeve të luftës të cilat dyshohen se janë bërë nga rusët, në blloqe apartamentesh në qytetin ukrainas të Kharkiv. Që kur Rusia filloi agresionin më 24 Shkurt, rreth 15,000 krime lufte janë pretenduar në të gjithë vendin.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Gjendet e vdekur në rezidencën e saj ish-Princesha e Katarit. Dyshohet nga mbidoza

Zbulohen detaje të reja nga vdekja e ish-princeshës së Katarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In