Rezultatet preliminare për ndërrimin e flamurit të Zelandës së Re, tashmë konstatojnë se 56 për qind e votuesve, i kanë thënë jo këtij ndryshimi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Shtetasit e Zelandës së Re, kanë mbajtur votim të enjten për ndërrimin e flamurit të tyre tradicional, mirëpo, ky votim dështoi për shkak se 56 për qind e popullatës votuan kundër ndërrimit të flamurit. Ndërsa, 43 për qind e popullatës kishin përkrahur propozimin e ri të flamurit të dizajnuar nga Kylë Lockëood.
Kryeministri i vendit John Key, ishte përkrahësi kryesorë i këtij ndryshimi, i cili kishte dhënë mbështetjen e tij të plotë për ndërrimin e flamurit, mirëpo shumica vendosi që të mbetet flamuri i njëjtë.