• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detajet/ “Nini” hetohej për drogë, si u zbulua rrjeti i prostitucionit në “bllok”

by A R
25/03/2016 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një informacioni të marrë në rrugë operative në fund të vitit 2015 nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, se shtetasi me pseudonimin “Nini” merret me shpërndarjen e lëndës narkotike, si dhe shfrytëzim prostitucioni, është referuar materiali kallëzues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe është rregjistruar procedimi penal.

Në funksion të këtij procedimi, nga ana e Prokurorisë Tiranë është vendosur dhënia e autorizimit për vëzhgimin e shtetasit “Nini”, i identifikuar më pas me emrin Nik Gjonikaj.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Nik Gjonikaj merret me veprimtari të kundraligjshme, shpërndarje lënde narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Mbi bazën e autorizimit të prokurorit, për vëzhgimin e shtetasit Nik Gjonikaj, në datë 23.03.2016 rreth orës 19.00, është konstatuar se ky shtetas ka hipur në automjeti me targë TR xxx L, ku në këtë mjet ndodheshin drejtuesi i mjetit B.N., si dhe dy persona të tjerë, një femër e identifikuar më pas me emrin D.D. dhe një mashkull i identifikuar më pas me emrin M.M. Rreth orës 20.05 shtetasi Nik Gjonikaj ka kryer një telefonatë me një shtetas i cili e priste tek “Pazari i Ri”, dhe pasi ka shkuar në këtë vend nga automjeti ka zbritur shtetasja D.D e cila ka hipur në automjetin me targë AA xxx LS, në përdorim të shtetasit H.S.

Më pas shtetasi Nik Gjonikaj ka shkuar në qendër të Tiranës dhe ka marrë shtetasen A.B, dhe me automjet kanë shkuar në hotelin “V…..”, vend në të cilin shtetasja A.B ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro me shtetasin M.M. Më pas këta shtetas kanë hipur sërish në automjet, dhe në këtë moment është kryer ndalimi i tyre nga punonjësit e policisë. Është kryer dhe ndalimi i shtetasit Nik Gjonikaj,  në rrugë pranë banesës së tij. Njëkohësisht u bë dhe ndalimi i automjetit me targë AA xxxLS në rrugën e Kavajës në drejtimin e të cilit ishte shtetasi H.S, mjet në të cilin kishte hipur dhe shtetasja D.D.

Nga shpjegimet e shtetasit M.M rezulton se ai në datë 23.03.2016 rreth orës 20.00 ka qënë me një shokun e tij, të cilit i ka kërkuar që ti gjente një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale. Ky shtetas ka marrë një shtetas tjetër në telefon dhe pas disa minutash, ka ardhur një automjet me dy persona dhe e kanë marrë në makinë. Në automjet ka hipur dhe një shtetase, me të cilën shtetasi M.M ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, në një hotel pranë liqenit artificial.

I pyetur lidhur me faktin shtetasi B.N. shpjegon se shtetasin Nik Gjonikaj e njeh dhe se ka rreth tre katër muaj që kryen herë pas herë transportin e ndonjë personi, kundrejt pagesës 500 ose 1.000 lekë. Lidhur me shtetaset D… dhe A… ai shpjegon se i njeh këto shtetase, si të njohurat e Nik Gjonikajt, dhe se ai i nxirrte këto dy shtetase me persona të ndryshëm, për dreka, darka, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë në hotele të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Next Post

Universiteti i Prishtinës në kaos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lideri i burgosur i opozitës në Tanzani fillon grevë urie, shkak mungesa e aksesit me avokatin

October 27, 2026
E pazakontë/ Mbappe humb kontratat me dy marka të mëdha kineze, shkak memeja virale me fytyrën e tij në vend të Mao Ce Dunit!

E pazakontë/ Mbappe humb kontratat me dy marka të mëdha kineze, shkak memeja virale me fytyrën e tij në vend të Mao Ce Dunit!

October 27, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Komunistët janë korrupsioni i varfërisë

October 27, 2026
Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

Lufta në Ukrainë, ministrat evropianë të mbrojtjes paralajmërojnë: Putini nuk po kërkon paqe

October 27, 2026
A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

October 27, 2026
Armëpushimi në Olesk në fuqi, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet në fronte të tjera

Armëpushimi në Olesk në fuqi, Rusia dhe Ukraina vazhdojnë sulmet në fronte të tjera

October 27, 2026
SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

SHBA-të kanë plane për sulme të mëdha ndaj Iranit

October 27, 2026
“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

“Dhuna rrezikoi vendin, Berisha përkrahu Antifa-n!”- Frrok Çupi: Protesta në Beograd, ndryshe nga e Tiranës! Atje protestuan studentë, këtu huliganë

October 27, 2026
“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

“Problem, klima dhe imazhi i krijuar nga dhuna”- Fatura e protestave, eksperti Ribaj: Bankat, pasiguri edhe për kreditimin! Situata…

October 27, 2026
Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

Rrjedhja e informacionit të klasifikuar, SHBA ngre akuza të reja ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In