• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zef Mazi: Miratimi i Asociacionit pa njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi, një operacion i rrezikshëm!

by S M
09/02/2023 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistë me Z. Mazi, ish-Ambasador, ish-Kryenegociator per integrimin e RSH në Bashkimin Evropian

Pyetje: Para një muaji na dhatë një intervistë për zhvillimet në Kosovë. Ju keni përvojë të gjatë si objekt dhe subjekt direkt, në diplomaci dhe politikën ndërkombëtare. Janë bërë disa deklarata, edhe publike, nga zyrtarë të lartë mbi çfarë mendojnë se duhet bërë, ndonjë edhe në formë urdhëri. Cili është komenti juaj?

Përgjigje: I kam lexuar disa prej tyre. Unë i qëndroj çfarë kam thënë në intervistën që ju përmendni. Përvoja në fushë të politikës ndërkombëtare ndihmon, si thonë, të ”kapësh në ajër“, të lexosh ndërmjet rreshtave, të parashikosh zhvillimet, ndoshta jo 100%, por mjaft afër saj. Jo rrallë janë shënuar pasaktësi, ndryshime kursesh (edhe 360 gradë), gabime, janë thënë të vërteta dhe të paverteta, siç ka dëshmuar koha, zhvillimet, etj. Sot nuk mundet të të bëjnë për budalla, nuk kemi lindur dje! Interesit i shërbehet më mirë kur ai është i ndërsjelltë, jo njëkahësh. Interesat mund të mos jenë identike. Mund të kenë edhe ndryshime. Për ndryshimet ulet e bisedohet, degjohen e arsyetimet dhe argumentat dhe, në respekt të plotë, gjendet gjuha e mirëkuptimit. Dimensioni, gjeostrategjia, politikat, interesat, etj., kanë rëndësinë e tyre. Ato shihen nga kënde, pikënisje të ndryshme.

Kosova po përballet me presione jo të vogla, nga jashtë dhe nga brenda. Ky është fakt. Kosovës, ose Qeverisë të saj, i kërkohet të ndërmarrë disa hapa selektivë. Qeveria gjykon se ndonjeri prej tyre bie ndesh me germën dhe frymën e Kushtetutes. Presioni nga jashtë nuk shihet qartë përse bëhet, cili është motivi dhe objektivi, çfarë kërkohet të arrihet në aspektin afatgjatë, pavaresisht retorikës dhe si paketohen gjërat. Bien në sy disa ravijëzime me nuanca të një spostimi kursi. Presioni nga brenda – nga vetë ne, të keqen e kemi ndërmjet nesh – mund të bëhet nga moskuptimi, mungesa e përvojës, egocentrizmi, protagonzmi, ambicia për pushtet, dëshira fals për t’u dukur si ”bashkëpunues, djalë i mire, i kuptueshëm”, afer ose totalisht në linjë.

Në një vend normal, qeveria ka mbi kurriz besimin e shumicës të popullit që e ka votuar për menaxhimin e shtetit. Ajo është zgjedhur për këtë. Ajo është përgjegjëse për çfarë bën, ose nuk bën. Nëse humbet besimin e popullit, qeveria nuk votohet më. Është lehtë të flasësh, edhe në formën e “leksionit“, të bësh analiza ashtu si e mendon, etj. kur nuk je në pushtet, kur je në opozitë, ku je një OJQ, ose nje invdivid. Për çështje me rëndësi kaq të madhe kombëtare, për çka shqiptarët në Kosovë kanë luftuar ndër breza për mbi 100 vjet, lipset urtësi, zgjuarsi, qetësi, kalkulime të mira, unitet mendimi, qëllimi dhe veprimi, jo partizanllëk, protagonizem.

Pyetje: Çfarë aspekti problematik, konkretisht, shikoni tek vendimi për krijimin e Asosiacionit? Për këtë ka një marrëveshje që në vitin 2013.

Përgjigje: Për këtë çeshtje kam folur në intervistën e mëparëshme, prandaj do ta përmbledh shkurt përgjigjen: germa dhe fryma e Kushtetutes duhet respektuar plotësisht, në linjë të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese; asosiacionet monoetnike përbëjnë problem jo të vogël: krijohet precedent për të krijuar asosiacione të ngjashme për minoritetet e tjerë; hapet oreksi për të ndjekur atë rrugë në situata të tjera, edhe jashtë territorit të Kosovës, siç ka ndodhur dhe mund të ndodhë përsëri; ai duket se do të jetë vetëm hapi i parë drejt një objektivi, ku shkohet duke ndërmarrë hapat pasues, njëri pas tjetrit, në kohë të ndryshme, të përshtatëshme.

Ato hapa janë:

  1. a) krijohet asosacioni
  2. b) kërkohet autonomia
  3. c) kërkohet zbatimi i parimit të vetë-vendosjes: zgjedhje në atë asosiacion, me rrugë paqesore, nga rezultati i zgjedhjeve, kërkohet shkëputja (lexo: bashkimi me shtet tjetër).

Duket gjithçka shumë e ngjashme me Republikën Serbe të Bosnjë-Hercegovinës!

Nëse ndodh, ose lejohet të ndodhë, ajo do kishte impakt direkt, do të cënonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Kërkohet të bëhet kujdes maksimal, sepse kemi të bëjmë me një çështje të madhe kombëtare. Gjeopolitika është si loja e shahut. Loja e shahut nuk fitohet me emocione. Fiton ai shahist i cili bën sa më shumë kalkulime të sakta, i cili parashikon sa më shumë lëvizje më përpara dhe me gjakftohëtsi.

Do ishte gabim të ushqehej iluzioni se do bëhet për vete Serbia dhe ajo do ashpërsojë marrëdhëniet e vjetra tradicionale me Rusinë, e gjitha kjo përmes politikave lëshuese në kurriz të Kosoves. Kjo do të thoshte te mos njohësh historinë, të shohësh përsëritjen e saj, të ripërballesh me krizë e tensione.

Pyetje: Propozimi franko-gjerman është në tryezen e Serbisë dhe Kosvës. Besoj i keni ndjekur qëndrimet mbi të.

Përgjigje: E kam lexuar me kujdes planin, i kam ndjekur qëndrimet, aq sa është e mundur nga deklaratat në publik. Nuk i takon atyre që janë jashtë të japin gjykime, aq më pak publikisht. Ato mund të jenë shumë të ndryshme dhe mund të përfundojnë të mos jenë ndihmuese.

Ai është një propozim i mirë, një bazë e mirë, për të çuar përpara dialogun, për të zgjidhur një numër çështjesh edhe të mprehta, si antarësimi i papenguar në organizata ndërkombëtare, etj. Janë njëkohësisht dhe disa pika që do të kërkonin diskutime dhe sqarime.

Pavarësisht sa i mirë është dokumenti, nënvizoj se ai është i mirëmenduar për këtë fazë, që do e quaja kalimtare, por thelbi duket se është gjetiu: mungesa e njohjes reciproke. Këtu është celësi. Njohja reciproke është thelbi ku fillojnë të gjitha marrëdhëniet ndërshtetërore. Nëse njohja reciproke mungon së qenuri objektivi themelor, thelbësor, nëse nuk arrihet ai moment, çështjet e tjera mund të ndihmojnë, por deri në një farë kufiri të caktuar. Aty mbetesh në pikë të vdekur.

Njohja reciproke do të mbyllte një herë e mirë krejt kapitujt e deritanishëm të vuajtjeve të shqiptarëve dhe të mitologjive dhe ideve hegjemoniste serbe. Problemi pengues madhor për të arritur këtë objektiv është kushtetuta e Sërbisë. Ajo kushtetute, unilateralisht, në mesin e bisedimeve dypalëshe, sanksionoi Kosovën si pjesë të Serbisë. Kjo përjashtoi, që në kohën kur u miratua ajo kushtetutë, çdo mundësi dhe përpjekje, kombëtare dhe ndërkombëtare, për njohjen e Kosovës.

Ajo kushtetutë duhet ndryshuar. Kjo do hapte rrugën për të tjerat. Pra, është një pikë kyçe. Asaj i duhet mëshuar me forcë, duke e bërë atë prioritetin numër një, duke ushtruar presion madhor, nga të gjithë krahët. Sa më i fortë krahu dhe sa më e madhe pesha, aq më shpresë ka për rezultat në këtë drejtim. Fatmirësisht Kosova ka aleatë të mëdhenj. Unë vetëm mund të shpresoj dhe të uroj që do bëhet dicka.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

GJKKO shtyn vendimin për grupin e dytë të dosjes “Veliaj”, kërkohet kohë për shqyrtimin

November 25, 2026
Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

Ky është një nga shqiptarët që grabiti rezidencën e Princit William dhe Kate! Ja çfarë vodhën

November 25, 2026
Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

November 25, 2026
Reshjet bëjnë rrugët të pakalueshme në Bulqizë, problemet vazhdojnë edhe në Durrës

Rrezik për përmbytje në disa qarqe, IGJEUM paralajmëron reshje intensive të enjten

November 25, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

Tolerancë zero ndaj abuzimeve, Sula: 22 mijë nga 35 mijë inspektimet vjetore kryhen në doganën e Hanit të Hotit

November 25, 2026
Unioni i Transportit Publik: Nga e hëna reduktojmë autobusët në Tiranë

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin

November 25, 2026
“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

November 25, 2026
Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

Për herë të parë pagesat me kartë kalojnë ato cash në Eurozonë

November 25, 2026
Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

November 25, 2026
Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In