• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zef Hila shpall kandidaturën për Primaret e Berishës për bashkinë e Vaut të Dejës

by
08/11/2022 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së Zef Hila ka shpallur kandidaturën për Primaret e Sali Berishës për bashkinë e Vaut të Dejës. Hila kërkon rikthimin në krye të bashkisë së Vaut të Dejës, pasi e ka drejtuar nga vitet 2015-2019, kur PD vendosi që të bojkotojë zgjedhjet. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Hila thekson se ai ka vendosur që të kandidojë pasi qytetarët i kërkuan që të futet sërish në garë, ndërsa ka premtuar se ato do të fitojnë.

‘Të dashur qytetarë të Bashkisë Vau Dejës, Demokratë dhe simpatizantë të Njësive Administrative Bushat, Hajmel, Vig Mnelë, Shllak dhe Temal! Të dashur bashkëqytetarët e mi, miq, kolegë, partnerë dhe bashkëpunëtorë! Dua të ndajë sot me ju vendimin për të paraqitur kandidaturën time për Kryetar të Bashkisë Vau Dejës, nëpërmjet proçesit të Primareve.

Kam marrë këtë vendim për disa arsye, të cilat dua t’i paraqes këtu, bazuar në integritetin tim, në përgjegjshmërinë dhe eksperiencën time, në respekt të marrëdhënieve të forta, që kemi ndërtuar bashkë në shumë vite, për të gjetur mirëkuptimin me ju, qytetarë, demokratë, simpatizantë dhe çdo banor në territorin e Bashkisë Vau Dejës.

Arsyeja kryesore që kam vendosur të kandidoj jeni Ju! Jeni Ju, që me këmbënguljen tuaj me kërkuat të futem sërish në këtë garë, duke më garantuar mbështetjen në ketë betejë, që si çdo betejë tjetër, së bashku ne do ta fitojmë. Unë, përpara kërkesës dhe vullnetit tuaj, ndjej vetëm detyrim për t´iu përgjigjur pozitivisht të gjithëve ju, si përfaqësues dhe shërbyes ndaj jush, ndaj këtij komuniteti të mrekullueshëm. Komuniteti i Bashkisë Vau Dejës, meriton vëmendje, shërbime publike dhe përfaqësim me dinjitet, siç i ka hije kësaj zone dhe çdo banori të saj.

Të dashur miq! Kandidimi im, nuk vjen dhe nuk është një qëllim personal. Unë kam dhënë prova për kapacitetin dhe eksperiencën time, në shumë situata të vështira, për të qënë, në shërbim të komunitetit, si përfaqësues dhe mbrojtës i të drejtave tuaja, i çdo qytetari duke filluar nga eksperienca ime e parë si drejtues në ish-Komunën Barbullush, më pas në ish-Komunën Bushat dhe në Bashkinë Vau Dejës. Dua të theksoj se Ju të gjithë, përpara dy vitesh, me dhatë besimin dhe votën tuaj, për t’ju përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Besimin tuaj e kam transmetuar duke bëre më të mirën e duke ju përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë denjësisht, duke qënë zëri i shqetësimeve dhe i problemeve tuaja, deri tek çështje me interes rajonal dhe kombëtar, të cilat m’i keni paraqitur me sinqeritet e me shqetësim në të gjitha takimet e bisedat që kemi zhvilluar së bashku gjatë gjithë kohës.

Aksidentet nga historia politike ne i kemi përjetuar me dhimbje të madhe. Ju me shumë se unë, por edhe unë njësoj apo ndonjëherë edhe më shumë se sa ju. Dua të them me bindje se ne të gjithë bashkë kaluam një periudhe të vështirë.

Por kjo na bëri më të fortë, më të afërt me njeri-tjetrin, na mbajti fort bashkë kauza politike, ndjenja se njerëzit e punës nuk humbasin kurrë, sado i rëndë të ketë qënë aksidenti politik. Ne nuk u ndamë nga njeri-tjetri, ne nuk vajtuam për pushtetin që lamë, por ne të gjithë jemi të dëshpëruar nga ajo që po shikojmë që ndodh sot.

Ne jemi të dëshpëruar çdo dite, e në sytë e secilit prej nesh, zhbëhet ajo që ne të gjithë kishim ndërtuar, për një jete më të mirë, për shërbime më të mira e dinjitoze në çdo lagje, fshat të bashkisë.

Miqtë e mi,

Ju me njihni mirë, sepse së bashku kemi ndërtuar gjithçka. Gjithë puna dhe kontributi ynë i përbashkët për të përmirësuar e ndërtuar shërbime e infrastrukturë në Bashkinë Vau Dejës, më motivon të jemi së bashku, t’ju shërbej e t’ju përfaqësoj përsëri për ta rikthyer Bashkinë në shërbim të qytetarëve.

Unë jam këtu me ju, me besim të plotë, bashkë me ju, me misionin tonë të përbashkët të Partisë Demokratike, për t’iu kthyer vlerat secilit nga ju, për t’iu kthyer identitetin e cënuar, për t’iu shërbyer dhe bashkëpunuar, që bashkia jonë, të mos jetë në hije, por t’i japim zë, figurë, ta bëjmë të paraqitet dinjitoze e më konkurruese edhe në nivel ndërkombëtar duke përmirësuar performancën në shërbim të qytetarëve. Kjo zonë, ky komunitet meritojnë më shumë rrugë, shkolla, shërbime, investime e mbështetje në bujqësi, agroturizëm, më shumë përkrahje sociale, më shumë zhvillim e të ardhme të sigurt për të gjithë!

Mundësia dhe potenciali është këtu, dhe miqtë e partnerët tanë, kanë qenë dhe janë këtu, me ne, në mbështetjen tonë, dhe janë edhe ata një frymëzim dhe shtysë për mua që mora këtë vendim të rëndësishëm. Unë jam këtu për t’ju garantuar që do t’ia dalim të ndërtojmë së bashku një bashki institucionale, transparente, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse, ku asnjeri nuk do ta ndjejë veten pas. Te gjithë do të trajtohen dhe shërbehen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Kjo është ndërgjegja jonë qytetare, ky është integriteti yne, dhe këto do të jenë parimet e programit dhe të qeverisjes tonë.

Te dashur miq,

Primaret janë një mundësi, një kulturë politike dhe institucionale dhe unë kam vendosur t’i nënshtrohem këtij procesi, ta respektoj ketë standard si i barabartë për të gjithë. Partia Demokratike në Vau Dejës ka një histori të sajën suksesi dhe të qëndrueshme. Ajo është e gjallë dhe e fortë, ajo nuk tërhiqet në misionin e saj, për të çuar shërbimet publike afër çdo qytetari, në çdo lagje dhe fshat sado i vogël apo i largët qoftë ai.

Bashkia e Vau Dejës-it është e të gjithëve, dhe ne do të punojmë për të gjithë, në mënyrë të hapur dhe me transparencë. Ky është programi i Partisë Demokratike, këto jemi ne, kështu të hapur për të gjithë do ta mbajmë bashkinë dhe nesër. Së fundmi, duke përfituar nga ky rast, dëshiroj t’ju ftoj të gjithëve anëtarë, simpatizantë, mbështetës, të ndjeheni të lirshëm në shprehjen e mendimit, dhe në zgjedhjen dhe votimin e tuaj në primare.

Zgjedhja juaj do t´ju rikthej dinjitetin e munguar, do t´ju rikthej shërbimet e cunguara, do t´ju rikthejë pjesëmarrjen dhe përfaqësimin në vendimmarrjen për lagjen tuaj, fshatin tuaj, njësinë tuaj, bashkinë tuaj, për të mirën e familjes tuaj! Merrni në dorë fatet tuaja, të familjeve tuaja, me optimizëm e besim për të ndërtuar jetën dhe të ardhmen në tokën tuaj, në traditën tuaj, në respekt të gjyshërve dhe prindërve tuaj! Faleminderit përzemërsisht për mbështetjen tuaj!’- shkruan Hila.

/e.d

Next Post
“Britanikët nuk duan shqiptarët, por duan Shqipërinë”/ Si anglezët po ‘dynden’ drejt vendit tonë për të kaluar dimrin

“Britanikët nuk duan shqiptarët, por duan Shqipërinë”/ Si anglezët po 'dynden' drejt vendit tonë për të kaluar dimrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In