Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur gjatë orëve të natës në një dyqan lulesh në zonën e Tufinës, në kryeqytet.
Nga shpërthimi është shënjestruar biznesi në pronësi të Asllan Koçit, i cili rezulton të jetë përballur edhe më parë me një ngjarje të ngjashme.
Sipas të dhënave paraprake, rreth dy javë më parë, në të njëjtin subjekt ishte regjistruar një tjetër shpërthim me lëndë plasëse në datën 1 nëntor, duke bërë që ky të jetë shpërthimi i dytë brenda një kohe të shkurtër.
Asllan Koçi ka deklaruar se shpërthimi mund të ketë lidhje me të birin, i cili luan bixhoz.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet këqyrja e vendit dhe administrimi i provave që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.










