• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbulohet loja e segmenteve politike të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe SHISH për çështjen “Babale”, ja roli PD

by S M
04/09/2019 23:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e sotme gjyqësore për çështjen “Babale” ka marrë një kthesë të fortë, kur si Prokurori Besim Hajdarmataj ashtu edhe komunikimet dhe deshmitë e oficerëve të SHISH, konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë provë për përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj në veprimtari kriminale.

Në këtë “lojë”, duket se janë përfshirë segmente të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por edhe të Shërbimi Informativ Shtetëror të lidhura me PD ndërkohë që materialet u publikuan më pas nga PD. Në fjalën e tij, Hajdarmataj ka konfirmuar se ka takuar Babalen, por për shkak të personalitetit të të pandehurit “Babale” si një njeri me vese dhe precedent penalë të mëparshëm, këtë çështje ia ka kaluar SHISH pasi prej tij në takim nuk i është prezantuar asnjë provë konkrete, por vec dyshime e supozime. “E pyeta pak për personalitetin e tij, më ka treguar se kishte qenë i dënuar për trafik droge jashtë vendit. I ndodhur para kësaj situate kam shkëputur bisedën pasi kishte të bënte me punonjës policie dhe flitej e për vëllain e ministrit të Brendshëm dhe kërkova takim me drejtorin e shërbimit informativ shtetëror. Se kujtoj kur e takova drejtorin e SHISH. Babales i thamë se do vish edhe njëherë në mëngjes. Të nesërmen në zyrën time erdhi një nga drejtorët e SHISH dhe pranuan ta merrnin ata si rast ta trajtonin si informator”.
Hajdarmataj ka treguar më tej edhe komunikimin me vetë Drejtoritn e Shërbimit Informativ, i cili ashtu si prokurori, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë provë për përfshirjen në afera të vëllait të ish-mininistrit të Brendshem. “Kujtoj se jam interesuar dhe pyeta çfarë po bëhej. Drejtuesi i SHISH më tha s’kemi asgjë konkrete dhe se nga përgjimet e vëzhgimet e kryera prej tyre në territor nuk kishte asnjë lloj prove apo fakti konkret mbi vëllain e ishministrit” tha ai. Hajdarmataj mohoj që ai të ketë dhënë shkresë për SHISH konform ligjit që ti bënin këto përgjime si dhe që ai ka bashkëpunuar me PD për këtë gjë.
Kujtojmë që Hajdarmataj me origjinë nga Tropoja ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga PD dhe drejtëpërdrejtë nga familja Berisha për promovimin e tij të shpejtë në karierë në rradhët e organit të akuzës dhe ai ka qënë pjesë e grupit Llalla kundër reformës në drejtësi. Nga ana tjetër, Ervin Salianji ka vendosur që t’u shmanget seancave dëgjimore duke preferuar që të përfaqësohet nga avokati i tij.

Dosja “Babale” / Zbardhet dëshmia e Ylli Rakipit në Prokurori: Ja pse vendosa të mos e transmetoj si “përgjim”

Lidhur me çështjen Babale’ është thirrur për të dëshmuar edhe gazetari Ylli Rakipi. Ai është shprehur se ka pasur dijeni për këtë informacion investigues që akuzon vëllain e ish ministrit të Brendshëm, por ka shtuar se në momentin që është njohur me këtë material të sjelle nga gazetari përkatës ka vendosur të mos e transmetojë pasi nuk i ishte dukur i vërtetë. Rakipi ka nënvizuar se ka pasur dyshime shumë të forta për vërtetësinë e këtij materiali.
“Nuk mundet ta bëja pasi nuk ishte me standardet e një gazerie normale”, citohet të jetë shprehur gazetari Rakipi, i cili ndonëse njihet si një nga më kritikët ndaj qeverisë “Rama”, vendosi që të mos e transmetojë në emisionin e tij këtë material të servirur më pas nga PD përmes gojës së Salianjit, Alibeajt dhe Bardhit.

Ylli Rakipi shkëmbeu një sërë batutash me prokurorët e çështjes duke i treguar se si ja servirën këtë material “audio” për të sulmuar ish kreun e reformës në drejtësi dhe që dyshimet mbi vërtetësinë e saj që e shtynë për të mos e publikuar.

Next Post

Faqet e para të gazetave, 5 Shtator 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com