• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zbulohet letra/ Si e parashikoi Princeshë Diana vdekjen e saj dy vite para aksidentit fatal

by
18/08/2022 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një dokumentar i ri ka zbuluar detaje të reja në lidhje me vdekjen e princeshës Diana në aksidentin tragjik në Paris.

Dy vjet para se të ndodhte, Princeshë Diana parashikoi se do të vdiste në një aksident automobilistik. Zbulimi rrëqethës, i cili u bë i njohur si “Shënimi i gabuar”, detajohet në dokumentarin e ardhshëm Discovery + “The Diana Investigations”.

Në tetor të vitit 1995, Diana kërkoi një takim privat me këshilltarin e saj ligjor, Victor Miscon, për të “biseduar me të për diçka që kishte në mendje”. Miscon mori shënime të bisedës së tyre, në të cilën Diana thuhet se tha se “burime të besueshme”, të cilat ajo nuk i përmendi, e kishin informuar se mund të organizohej një aksident”. Diana në bisedën e tyre parashikoi se ose do të “përfundonte e vdekur ose e plagosur rëndë”.

Më 31 gusht 1997, Diana së bashku me partnerin e saj, Dodi Al-Fayed, dhe shoferin e saj, Henri Paul,  u vranë kur Paul përplasi Mercedesin e tyre në një shtyllë në tunelin Pont de l’Alma të Parisit. Shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogave, teksa përpiqej të shmangte paparacët e pamëshirshëm që po i ndiqnin me motoçikleta.

Sipas asaj që raportohet në dokumentar, Miscon i dha shënimin e takimit të tij me Dianën, komisionerit të atëhershëm të Policisë Metropolitane të Londrës, Paul Condon, i cili e mbylli në një kasafortë.

Sapo pasardhësi i Condon, John Stevens, mori detyrën, ai u informua për ekzistencën e shënimit dhe vizitoi Victor Miscon në pranverën e vitit 2005 për sqarime të mëtejshme: “E pashë Miscon rreth një muaj para se të vdiste, rreth pranverës së vitit 2005, sepse shënimi më kishte shkaktuar shqetësim të madh dhe besoja se Diana ishte paranojake dhe nuk kishte shumë besim në atë që po zbulonte në shënim”, tha Stevens për Daily Beast.

Megjithatë, ishte një letër e dytë që Diana thuhet se shkroi në tetor të vitit 1996, dy muaj pas divorcit nga Princi Charles, që i bëri jehonë një parandjenjë të ngjashme.

“Unë ulem këtu në zyrën time sot në tetor (1996) dhe dëshiroj që dikush të më përqafojë dhe të më inkurajojë të mbaj kokën lart. Kjo fazë e veçantë në jetën time është më e rrezikshmja, burri im po planifikon një aksident me makinën time, dështimin e frenave dhe dëmtimin e rëndë në kokë, në mënyrë që t’i hapë rrugën atij për t’u martuar me Tiggy-n”  , duket se ka shkruar princesha e ndjerë. Tiggy Lage-Burke ishte asistentja personale e Princit Charles nga viti 1993 deri në 1999.

Në serinë e re të dokumentarëve, Burrell shprehet: “Kur ma solli këtë shënim, princesha po kalonte një pjesë shumë të vështirë të jetës së saj dhe kështu emocionet e saj ishin të paqëndrueshme”.

Kur shkresa e dytë u bë publike në vitin 2003, këshilltari i saj ligjor, Victor Miscon, pretendoi se ai nuk ishte në dijeni të ekzistencës së saj. Hetimi i Paul Condon arriti në përfundimin “me 100 për qind siguri” se nuk kishte asnjë komplot për të vrarë Princeshën Diana. Nuk ishte asgjë më shumë se një aksident tragjik.

“The Diana Investigations ” shfaqet premierë sot, 18 gusht, në Discovery+.

/e.d

Next Post
“Ora e drejtësisë ka ardhur”/ ‘Paralajmëron’ Meta: Shtatori do të jetë pranverë e demokracisë, zgjidhja vjen vetëm me…

"Ora e drejtësisë ka ardhur"/ 'Paralajmëron' Meta: Shtatori do të jetë pranverë e demokracisë, zgjidhja vjen vetëm me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kë përkrahin shqiptarët përveç kombëtares sonë

June 15, 2026
Bombardimet ruse vrasin 9 persona në Ukrainë, Lavra e Shpellave në flakë

Bombardimet ruse vrasin 9 persona në Ukrainë, Lavra e Shpellave në flakë

June 15, 2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

June 15, 2026
Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

Ndodh edhe këtë herë! Tifozët japonezë pastrojnë stadiumin pas ndeshjes me Holandën. Por pse?!

June 15, 2026
Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

June 15, 2026

Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve marrin më pak se 60 mijë lekë në muaj

June 15, 2026
Rrëzohet aeroplani në SHBA, 11 parashutistë dhe piloti humbin jetën

Rrëzohet aeroplani në SHBA, 11 parashutistë dhe piloti humbin jetën

June 15, 2026
Rama ndan pamjet e Pallatit të Kulturës “Vaçe Zela”: Tanimë i rilindur me kushte dinjitoze

Rama ndan pamjet e Pallatit të Kulturës “Vaçe Zela”: Tanimë i rilindur me kushte dinjitoze

June 15, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

June 15, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do jenë kalimtare. Ja sa do shënojë termometri

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In