• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zbulohet “Çuni pasiv” i Facebook-ut, pedofili që ngacmon fëmijët shqiptarë

by A R
02/05/2018 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare ka zbuluar një rrjet pedofilësh që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Gazetarët e Fiks Fare treguan se sa lehtë bien pre e këtyre abuzuesve fëmijët minorenë.

Mangësia që ka Kodi Penal në Shipëri, i cili nuk e parashikon krimin e pedofilisë në rrjetet sociale, ka çuar në lulëzimin e këtij fenomeni kohët e fundit.

Në Fiks Fare erdhi një informacion për një burrë mbi 40 vjeç i cili përdorte rrjetet sociale për t’u afruar me fëmijë, kryesisht djem të vegjël, për t’i kërkuar më vonë favore seksuale duke abuzuar me padijen e tyre për shkak të moshës.

Gjatë komunikimit me fëmijët ai thotë se nuk i intereson mosha, duke i shprehur dashuri dhe i kërkuar të flasin nëpërmjet Facebook, me mesazhe por edhe me video telefonata.

Pas këtij informacioni, fillimisht u verifikua faqja e tij në Facebook. Ai kishte mbi 4000 miq, mbi 80% e tyre, nga fotot ishin minorenë. Nga komentet e bëra në Facebook nuk heziton të vendos zemra apo të shprehi dashurinë për “vëllezërit” e tij, siç edhe i referohet në shumicën e kohës.

Për të vërtetuar nëse ky ishte një rast i izoluar ose jo, gazetarët e Fiksit hapen 2 profile në Facebook atë të një dali dhe një vajze përkatësisht 13 vjeçar. Pas ftesave dhe pranimeve filloi komunikimi, ku në chat privat kërkonin informacion për moshën dhe nëse ishe aktiv apo pasiv e më pas bënin bisedë seksuale.

Në bisedat që djali minoren, 13 vjeçari i Fiksit, ka bërë me djem të moshës 20 dhe burra deri në 50 vjeç, që jetojnë në Shqipëri dhe në Kosovë i është kërkuar të bëhet: I dashuri i tyre , të dërgoj foto të vetes dhe organit të tij seksual, të japë të dhëna për vendin ku jeton, shkollën, preferencat seksuale, gjatësinë etj.

I është kërkuar të flasë me ta në video nëpërmjet FB, dhe për më tepër një 13 vjeçari i kanë dërguar foto të organit seksual duke e pyetur nëse i pëlqen. Më pas i kanë treguar se si do ja heqin turpin apo se si do të bëjnë marrëdhënie seksuale me të nëse ai shkon t’i takojë. Madje njëri prej tyre i tregoi djalit 13 vjeçar se ky favor kushtonte 50 euro apo lekë.

Rasti me flagrant është ai i një 50 vjeçari i cili i tregon djalit 13 vjeçar që është i martuar, pasiv dhe i kërkon atij ta takojë. Ai i tregon se çfarë do t’i bëj gjatë aktit seksual dhe i lë takim në darkë për të folur. Kur djali nuk i përgjigjet ai e merr më shumë se 10 herë në telefon nëpërmjet FB deri në orët e vona të natës.

Në profilin e vajzës ftesat për miqësi vërshuan lumë. Nuk munguan kërkesat për favore seksuale pavarësisht se merrnin vesh moshën e saj të vogël. Më e rënda është e një 30 vjeçari i cili i thotë që është e njomë dhe pyet nëse është e ‘prishme’ apo e virgjër.

Ai i tregon se në çfarë mënyre mund të kryej marrëdhënie me të, edhe pse është e ndaluar me ligj. Ai i tregon se ka mënyra të tjera për të bërë seks pa humbur virgjërinë. Në Facebook mban emrin Çuni Pasiv. /b.d

Next Post
Pesë gjërat që ju zgjasin jetën me mbi 10 vite

Pesë gjërat që ju zgjasin jetën me mbi 10 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Aksident në Kaninë të Vlorës, makinat përplasen “kokë më kokë”, 2 persona të plagosur!

August 20, 2026
EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

August 20, 2026
Situatë kritike me zjarrin në Gojan, flakët kërcënojnë shtëpitë! Bashkia e Pukës urdhëron evakuimin urgjent të banorëve: Ju rrezikohet jeta

Situatë kritike me zjarrin në Gojan, flakët kërcënojnë shtëpitë! Bashkia e Pukës urdhëron evakuimin urgjent të banorëve: Ju rrezikohet jeta

August 20, 2026
Aksident i rëndë ujor te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër i plagosur!

Aksident i rëndë ujor te “Rana e Hedhun” në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër i plagosur!

August 20, 2026
Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

August 20, 2026
Ra nga kati i tretë i pallatit teksa punonte, 30 -vjeçari ndërron jetë në spital pas 9 ditësh

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Vlorë, 3 persona dhunuan barbarisht 50-vjeçarin! Njëri shoqërohet, 2 në kërkim, mister shkaqet

August 20, 2026
Herri Kejn ëndërron për “Topin e Artë”: Sezoni më i mirë i karrierës sime

Herri Kejn ëndërron për “Topin e Artë”: Sezoni më i mirë i karrierës sime

August 20, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për lidhje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme Kinë-Kore e Jugut

August 20, 2026
Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

Hipokrizia e Albin Kurtit: U “alarmua” për zjarrin e një hoteli në Vlorë, por hesht për vdekjen e 3 punëtorëve KEK-ut në vendin e punës

August 20, 2026
E paprecedentë në Britani, 3 persona sulmojnë me “Molotov” në dasmë! Dy supermakina u dogjën dhe të ftuarit ikën të tmerruar! Shikoni pamjet

E paprecedentë në Britani, 3 persona sulmojnë me “Molotov” në dasmë! Dy supermakina u dogjën dhe të ftuarit ikën të tmerruar! Shikoni pamjet

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com